Ekskluzive! Biografia e plotë e Familjes “SINA”
Familja Sina
Midis vlleheve, Voskopojaret konsideroheshin si më të aftët e më të kultivuarit. Perbenin një lloj aristokracie mes tyre.
Ndikimi grek, jo vetem kulturor, ishte shumë i madh në Voskopoje, sikunder edhe ne vendbanimet e tjera më pak të rëndësishme.
Duket se qysh prej vitit 1750 ka patur disa lëvizje per clirim nga zgjedha osmane, ku turqit u përgjigjën me kundermasa. Në atë kohë, shume familje vllahe nga Voskopoja dhe zonat përreth emigruan më shumë në veri dhe në perëndim. Këta Voskopojare janë ata qe themeluan tregun e Prekos ne Serbi dhe luajten një rol shumë të spikatur në jetën publike. Dhe sot, pasardhësit e tyre janë pothuajse pa perjashtim njerëz jashtëzakonisht të respektuar në jetën tonë publike. Familja me të cilën do të merremi ne vijim ka jetuar në zonat tona – të paktën jo për një kohë të gjatë. Por me emrin e saj lidhet pasuria, reputacioni dhe rëndësia e disa prej shtëpive tona të biznesit.
Mbi të gjitha, megjithatë, ishte ndikimi moral i kësaj shtëpie në tregun tonë.
Emrin e kësaj familjeje, arvanitovllehet dhe ata qe ishin greqizuar e kishin si shembull për fëmijët e tyre dhe e promovonin si ideal te ”shpirtit të madh tregtar” dhe aftësive.
Familja Sina u largua nga Voskopoja në vitin 1750 dhe qëndroi fillimisht në Sarajevë, dhe më pas, përmes Slavonski Brod, arriti në Viene. Në Sarajevë, u lind Simon Gjergj Sina (1753) themelues i nje prej shtëpive më të mëdha bankare dhe komerciale jo vetëm Austri, por ne te gjithë botën. Shtëpia bankare deri në zhdukjen e saj mbajti emrin e themeluesit. Se cilet ishin prindërit e tij dhe me çfarë merreshin eshte e panjohur për ne.
Nuk dihet kur ai erdhi në Vienë dhe kur u bë qytetar i Vienës.
Duket se ka ardhur shumë i ri, perderisa i biri i tij Gjergj, lindi në Vjenë në vitin 1782. Viena, per shkak te kushteve qe mbizoteronin ne Evropen Perëndimore ishte kthyer nga aspekti i tregtisë një qendër shumë e rëndësishme. Prej fillimit te Revolucionit Francez, në Perëndim kishte pothuajse gjithmonë luftë dhe Austria së shpejti do te përfshihej në këto luftera. Megjithëse Austria ka humbur shumë në këto luftëra rajonet e saj kufitare, nga pikëpamja tregtare, rëndësia e saj, sidomos për shkak të izolimit, u rrit ndjeshëm. Mallrat që deri atëherë Evropa i merrte nga Anglia, sidomos pambuk dhe duhan do te duhej t’i merrte tashme nga rrugët tokësore e kjo mund te behej vetëm përmes Turqisë. Organizimi i një tregtie të tillë mundej te behej vetëm nëpërmjet Austrisë. Për këtë qëllim, shtetasit ortodokse te Sulltanit dhe kompanitë në rajonet e Austrisë ishin ”elementet’ qe duheshin. Keta organizuan kalimin e mallrave për të gjithë Evropën Perëndimore.
Këto organizata tregtare, anëtarët e të cilëve ishin të pranishëm pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore tregtare të Evropës Perëndimore dhe të Lindjes së Afërt, u shfrytezuan nga vllehet me te afte te helenizuar te tregut vienez, Simoni dhe djali i tij Gjergj.
Simon Sina i biri i Gjergjit dukej se merrej me teper me punet bankare. Banka e tij ishte atëherë një nga më seriozet. Pasurine me te madhe e beri gjate kohes se izolimit tokesor te Austrise, kur ia doli te organizonte transportin e pambukut dhe leshit nga India. Kjo ishte koha kur mblodhi nje pasuri te jashtezakonshme. Per nje drejtim me te mire te puneve te tij në Turqinë Otomane themeloi një Bankë në Sarajevë. Si prestigji ashtu edhe pasuria e tij rriteshin me progresion gjeometrik.
Kur në vitin 1818 bleu cifliqet e Hontos dhe Kizdija (Hungari), iu dha një titull fisnikërie me dedikimin baron i “Hontos dhe i Kizdija”. Në pergamenë tregohet se titulli është fituar për shkak të shërbimeve të tij në eksportin e produkteve vendase në Turqi dhe për shkak të kontributit të tij në tregtinë dhe kalimin e mallrave, veçanërisht atyre nga Turqia, pavarësisht nga trazirat që mbizotëronin në ”zonat ilirike”. Më pas, njihet kontributi i tij në nxitjen dhe zhvillimin e industrisë vendase.
Simon Gj. Sina u martua dy herë. Gruaja e tij e parë ishte Gerina Cipe (1767- 1793), ndërsa gruaja e dyte ishte Katerina Gyra ( 1777- 1.5.1843). E para ishte pesembedhjete vjet me e re se ai, ndersa e dyte njezet e pese.
Me gruan e dytë beri dy djem, Joanin dhe Gjergjin. Simoni vdiq në vitin 1822.
Joan S. Sina (19.1.1804 – 4.5.1869) u martua me Maria Nikarushin (lindur me 18.4.1818). Dhe ai u mor me tregti, por mesa duket nuk ishte as shume i afte dhe as shume me fat.
Në vitin 1840 ndertoi ne Semiklus nje Fabrike te madhe sheqeri, e cila i solli deme te medha. Ishte drejtor i Bankës Kombëtare Austro-Hungareze, kryetar i Kompanise se Lundrimit mbi Danub dhe i shumë bizneseve te tjera te medha. Vetëm një nga pasuritë e tij kishte të ardhura vjetore prej 60,000 Fiorina. Vienezet me shaka e quanin Sina “të varfër” për ta dalluar nga i vellai, Gjergji, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të njerezimit deri më sot. Joani vdiq pa lene femije. Gjergj S. Sina (20.11.1782 -18.5.1856) u martua me Katerina Dera e Morodes (24.7.1792- 10.7.1851) edhe kjo me prejardhje nga Ballkani . (Naum Dera kishte marre titull fisnikerie si baron i Morodes per shkak te pasurise se tij ne zonen e Aradit.
Ne vitin 1841 Anastas Dera u be oborrtar i oborrit perandorak). Gjergji u be administrator i një prej bankave më të mëdha të asaj kohe. Ishte shumë pasur. Në shekullin e 19-të, emri i tij ishte sinonim i pasurisë dhe kamjes
e keshtu qëndroi ne hapesirat e Perandorise Austro-Hungareze dhe sidomos mes grekëve dhe vlleheve.
Personalitete të famshme që kanë jetuar në Vjenë që prej vitit 1830 e shihnin familjen Sina me admirim dhe respekt të vecante. Gjergj Sina punonte ne nje menyre proverbiale. Ai ishte bankieri më i madh dhe një prej
sipërmarrësve më aktivë të kohës së tij. U mor me cdo lloj dhe me te gjitha punet, qe nga tharja e kenetave deri tek transaksionet më të thjeshta bankare. Si tregtar ishte shumë serioz. Asnje pune nga e cila mund te fitonte, nuk e nencmonte kurre dhe nuk luante me pasurine e tij ‘’koke a pil’’. Nuk eshte marre kurre me pune te ndyra. Gjithe diten e kalonte duke biseduar e takuar biznesmene te tjere. Progresi ekonomik per te nuk perbente mjet ose qellim jete, por ishte elementi baze i jetes.

Shumë sektore prodhues ne Austri dhe veçanërisht në Hungari, zhvillimin madje edhe ekzistencën e tyre, ia dedikojne Sinës. Gjergj S. Sina ishte më i interesuar në tregti. Në Austri, tregtia e pambukut dhe duhanit duket se ka qenë tërësisht në duart e tij. Në Vjene dhe Pest ai kishte depo të mëdha pambuku, leshi dhe duhani. Ka kontribuar shumë për zhvillimin e industrise bujqesore, dhe tekstileve. I detyrohen shumë në ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e transportit. Financoi ndërtimin e hekurudhes Viene-Juro. Ishte një nga aksionarët kryesorë të kompanisë së anijeve te Danubit. Falë tij filloi te funksiononte transporti mbi Danub, Vjenë-Pest. Ndër veprat e tij kryesore është ndërtimi i urës së Danubit midis Budës dhe Pestit. Në vitin 1838 ndërtoi me shpenzimet e veta një urë me dymbëdhjetë zinxhire hekuri të ngjeshur nga hekur i kalitur me peshe 40 000 statere.
Kostoja totale arriti në 7,000,000 fiorina. Në kolonën e parë, ne pllake graniti te murosur, pranë emrit të Perandorit dhe kontit Stevan Secieni, është shkruar me shkronja të arta dhe emri i baronit Gjergj Sina. Prestigji i Sines, në atë kohë, mund ta themi me plot gojen ishte i jashtezakonshem. Çdo ditë në kolonat e gazetave shenohej çdo lëvizje të tij. Pavarësisht nga pasuria e tij, ai ka qenë gjithmonë një njeri qe e donte punen, nikoqir dhe i rregullt. Në punën e tij ashtu edhe gjate gjithë jetes se tij ndiqte parimin që ishte gdhendur mbi stemën e familjes: “servare intaminatum”(te sherbesh i paperlyer). Ne te njejten steme vizatohej deti i valezuar si simbol i industrise dhe nga deti lartesohej nje shkemb, simbol i tregetise dhe karakterit te forte.
Pasurine e jashtezakonshme, Sina ambicioz e shumëfishoi duke shfrytëzuar cektesine dhe pakujdesine e fisnikeve te larte austriake, çeke, moraviane dhe veçanërisht hungareze duke blere një numër të madh te keshtjellave historike me pronat e tyre përreth dhe objektet. Nga viti 1841 ai ishte ende pronar i shumë cifliqeve në Austri:
Mauerbach, Rapolitenkirche, Gföll, Pharafeld dhe Leopolddorf në Çeki: Pogiebrad, në Morave: Eichhorn, Belehrad,
Mislivorice dhe Brumov, në Hungari: Trencina, Baana, Simmondorni, Hontos dhe Kizdijia, Ritberg, Orsidorf dhe Kalatsie, Bistritza, Tolne dhe Ertsin. Cifliqet e mëposhtme i bleu pas vitit 1841, në rajonet e Austrisë së Ulët: Dros, Rechberg dhe Imbach. Në Moravi: Rostic, Pirsic, Khrotovich, Dalesic, Kirchau, Slavitic dhe Valts. Në Hungari: Gedele, Erd, Erchi, Kaimant, Bloomenthal, Fibis, St. Miklos dhe Leiden, Flemingham, Kis Oros, Beba, Simongut, Sebse, Nagki Arad, Belatinci dhe Dubna.
Në Vllahi kishte cifliqet Dudeshti dhe Ziniceli, ndersa ne Greqi kishte Eptalofon. Që prej vitit 1851 kishte në pronësi te tij keshtjellen e famshme Gedele te cilen e bleu nga familja e kontit Bitsai-Hendervari së bashku me ciflikun për 1,300,000 fiorina. Më vonë (1864) këtë pasuri e bleu një bankë belge, ndërsa në vitin 1867 e bleu nga banka
qeveria hungareze dhe ia dhuroi atë Perandorit Franc Josef I me rastin e kurorëzimit të tij.
Përveç gjithë kësaj, ai kishte shumë pallate monumentale në Vjenë dhe pothuajse ne të gjitha qytetet e njohura të Evropës. Pjesen më e madhe te jetës së tij e kaloi në Hungari dhe vetëm pak para përfundimit të jetës së tij ai u transferua në Vjenë. Në Vjenë zhvilloi biznesin e tij bankar duke patur si rivalë shtëpite e njohura bankare
Arnstein – Eskeles, Geymüller dhe Stametz. Ne fund te jetës së tij ishte njeriu i dytë më i pasur në Austri dhe një ndër më të pasurit në Evropë. Kur vdiq la 80 milionë fiorina argjendi dhe 29 cifliqe që korrespondojnë me 996,940
hektarë tokë, e cila ishte e gatshme, me objektet më moderne, për kultivim. Radhiten shumë pallate monumentale te
Vjenës dhe të qytetve te mëdha të Evropës. Në vitin 1822 moren titullin, së bashku me vëllain e tij Joan
Barone në Hungari dhe në vitin 1832 i njëjti titull fisnikërie në Austri. Duke qene i degjuar për pasuritë, sipermarrjet dhe punen e tij, Sina mori një numër të madh të çmimeve dhe medaljeve te larta nga shtete të ndryshme: ai ishte konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Vjenë, Zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë,
perfaqesues i Dhomës së Tregtisë me Shumice, President i Shoqerise se Hekurudhave te Austrisë, qytetar nderi i Budës, i Szeged, i Aradit dhe shumë qyteteve të tjera. Kur u zgjodh qytetar nderi i Poziun, gazeta shkroi
“I njihen shërbimet që ofroi në qytetin e lirë mbretëror, duke demonstruar gjatë përmbytjes së Danubit, bamirësi dhe zemërgjerësi me qëllim krijimin dhe zgjerimin e tregtisë. ”
Gjatë gjithë jetës së tij, ai ndihmoi të varfrit dhe la shume trashegimi. E pasoi Simon Gj. Sina (15.8.1810 -15.4.1876) [i biri nga martesa e parë], i cili u martua me Ifigjeni Gjika Dezianfalva (lindur me 20.7. 1815). Në fillim ishte drejtor i shtepise bankare Sina, derisa u bë përfaqësues i Greqise në Pallatin Perandorak të Vjenes. Perfaqesoi shtetin grek për tetë vjet, jo vetëm në pallatin perandorak te Vjenes, por edhe ne pallatet mbreterore te Berlinit dhe Mynihut.
“Për sa kohë që babai i tij ishte më shumë bankier dhe më pak baron, ai ishte më shumë një baron sesa një bankier “.
Ishte një njeri i besuar dhe mik i mbretit të Greqisë Othon. Mbremjet në shtëpinë e tij në Vjenë, në Höher Markt, ishin të famshme. Vlera e garderobes së tij të pasur kishte arritur rreth 800,000 fiorina,
ndërsa veshja që ai mbante takimin e parë me Perandorin, së bashku me sendet e çmuara shoqëruese arriten ne 600.000 fiorina. Më vonë, kur pushoi të jetë përfaqësues i Greqisë, vazhdoi punët bankare. Ai themeloi institucionin e parë rural të kredisë dhe kompaninë e parë hungareze të sigurimeve. Në tokat e tij te pamata kishte të punësuar te perhershem rreth 8,000 punëtorë të specialiteteve të ndryshme. Ai gjithashtu kontribuonte shume për letrat, shkencën dhe per artet e bukura. Në Gödöllő themeloi galeri me vepra posacerisht per artistet hungareze. Në Vjenë, në Fleischmarkt, ai ngriti me shpenzimet e tij një një kishë e mrekullueshme ortodokse. Në Athinë ndërtoi pallatin monumental te Akademise se Shkencave, qe kushtoi rreth 1.000.000 fiorina.
Ne nje periudhe prej 20 vjetesh shpenzoi per observatorin e Athines (Asteroskopio), te cilin e kishte nisur i ati rreth 200 000 fiorina. Gjithashtu shpenzoi jo pak per ringritjen e shkolles se Voskopojes dhe jetimores, vendin tashme gjysem te shkaterruar nga e kishin prejardhjen te paret e tij. Akademisë Hungareze në te cilen ishte gjithashtu anëtar i administratës i dhuroi rreth 100,000 fiorina. Ai bëri shumë donacione për kisha të ndryshme të njohura katolike,
sic eshte kisha e Vjenes, katedralja e Pragës, kisha e Shën Leopoldit në Vjenë etj. Dha shume para për bamirësi. Nga viti 1856 deri në 1876 dhuroi rreth 550,000 fiorina. Pronen e tij me te dashur, Rappoltenkirchen, e kishte stolisur me luks të pashembullt. U nderua me medaljet më të larta te shteteve te ndryshme dhe institucioneve me te medha.
Ishte keshilltar i fshehte, anëtar i shtëpive [Perandorake dhe Mbreterore] të Austrisë dhe anëtar i keshillit te akademise hungareze etj.
Vdiq me 15 prill 1876 në Vjenë në shtëpinë e tij në Hoermarkt. Simon G. Sina ishte pasardhësi i fundit i kësaj shtëpie të lavdishme. Profesor Rokitansky balcamosi trupin e tij te cilin e varrosen në Rappoltenkirchen.
Kishte pesë vajza dhe një djalë. Vajza e tij më e madhe vdiq shumë e re. Para vdekjes së tij, kishte humbur edhe te birin, Gjergjin duke lene katër vajzat. Anastasia u martua me Kontin Viktor Heermann Vibfen. Irena u martua me princin Georgios Mavrokordato. Elena u martua me Princin Grigorios Ypsilanti, përfaqësues i Greqisë në pallatin austriak dhe Ifigjenia u martua me duken Edmond de Castri, kunat i Presidentit të Francës MacMon. Toth, i cili shkroi biografinë e tij për akademine hungareze shpreh habine se asnjëra prej tyre nuk u martua me hungarez.
Jemi shume larg nga mendimi se me pak rreshta do te mund te jepet edhe pamja më e vogël e veprimtarise se kesaj
familje te famshme. Rëndësia e saj për ekonominë kombëtare të Austrisë në kufijte e atehershem, është e vështirë të identifikohet. Mund të supozojme aftësitë dhe mënyrat e veprimit të ketyre njerezve nga rezultatet e tyre.
Për të studiuar jetën dhe veprimtarine e tyre me të vërtetë do të ishte një ceshtje interesante dhe shumë e dobishme, nje familje me origjine nga Gadishulli Ballkanik.
#Dushan Popovic

