Marsel Ademi publikon “Alo Policia”

Këto ditë të vështira të karantinës nga coronavirus, kanë sjellë probleme në jetën tonë dhe ecurinë e saj të përditshme, duke na kufizuar aktivitetet. Artistët janë përpjekur që të publikojnë dhe në këto ditë të vështira materiale muzikore për të ndihmuar sado pak kalimin e kësaj situate.

Artisti Marsel Ademi, i njohur për prurjet interesante, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “Alo Policia”, në bashkëpunim me një dashamirësin e tij të quajtur #Raffa. Raffa është një ndjekës dhe adhurues i muzikës së Marsel Ademit dhe dëshirën e tij për një bashkëpunim e konkretizoi në këtë këngë.

Kënga paraqet një situatë komike dhe romantike, ku cunat i ka zënë dashnia dhe kërkojnë ndihmën e policisë 😉

Për më shumë dëgjoni këngën:

https://www.youtube.com/watch?v=eKjMY78LQbA