MBI STELËN E MUZEUT ARKEOLOGJIK TË TIRANËS

JULJAN JANO
STILJAN KOCLLARI
Në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, në një kënd jo shumë të dukshëm, mes
një aradhe pllakash varresh antike me mbishkrime te shkurtra ose te
fshira, shpërfaqet pafajshëm një pllakë e gdhendur guri gëlqeror gjetur
diku në fshatrat e Lumit të Vlorës. Në të paraqiten dy burra me mjekërr
të shkurtër, veshur me tunikë, veshja standarte e kohës ku njëri mban në
dorën e majtë një fyell frigian (aulos) me fund të ngritur dhe në të
djathtën një fyell të zakonshëm, kurse tjetri mban në të majtën një
vegël frymore e ngjashme me klarinon e sotme me fund te hapur dhe në
dorën tjetër një vegël muzikore që ngjan me rrëken. Nuk ka dyshim që
këta njerëz kanë qenë muzikantë dhe vdekja mund tu ketë ardhur gjatë një
grabitje ose /dhe për shumë shkaqe të tjera si vrasje me dashje,
hakmarrje, gjakmarrje, sëmundje ngjitëse etj.
Në krye te pllakës, mbi dy figurat njerëzore paraqitet një hapësirë ku
mezi duken të gdhendura shkronja në greqisht. Prania e shkronjës C në
vend të sigmës klasike greke Σ, tregon që pllaka i përket shekujve të
parë pas Krishtit. Punonjësja e Muzeut më tha se është shumë e vështirë
për t’i lexuar. Rëndësi kishte që koha nuk i kishte fshirë fare, mjafton
vullneti i hekurt, intuita dhe ndihma e teknologjisë, e cila bën të
mundur hijëzimin dhe qartësinë e imazhit. Nuk dijmë faktin nëse të tjerë
ia kanë dalë apo botuar para nesh, por shpresojmë të jemi të parët edhe
nga fakti se në tabelën përshkruese nuk shkruhej gjë për pllakën.
Teksti është në greqisht.
ΤΕΥΤΥΧΗΣΑΝΘΑΡΕ
ΤΩΔΙΩΑΝΑΒΟΗΘΟΣΕΙΔΙΩ
ΚΑΙΤΩΑΔΕΛΦΩΑΥΤΟΥΜΑΡ
ΚΙΑΝΟΣ ΜΝΗΜΕΣΧΑΡΙΝ
ΤΕΥΤΥΧΗΣ ΑΝΘΑΡΕ
ΤΩ ΔΙΩ ΑΝΑΒΟΗΘΟΣ ΕΙΔΙΩ
ΚΑΙ ΤΩ ΑΔΕΛΦΩ ΑΥΤΟΥ ΜΑΡ
ΚΙΑΝΟΣ ΜΝΗΜΕΣ ΧΑΡΙΝ
Përkthimi në shqip:
Teutiku i biri i Antharetos që Zoti e ndihmoftë atë vetë dhe vëllain e
tij Markianos. Në kujtime të tyre.
Këtu dallojmë tre emra: Teutiku, emër tipik ilir, Antharetos emer grek
që përkthehet në gr. e vjetër- ”i përzgjedhuri”, Markianos emer latin.
Dëshifrimi i Antharetos na mori shumë kohë për shkak të dëmtimit të
shkronjave.
Në fund të mbishkrimit është gdhendur edhe një peshk. Kjo tregon që dy
vëllezërit muzikantë ishin të krishterë.
Pas një pune rreth 2 mujore mendojmë se vendosëm një gur të vogël në
studimet albanologjike.


