Nëpër listat e rralla për marrjen e shtetësisë austriake të Voskopojareve dhe shqiptareve te tjere, Shek XVIII.

Portali ynë ka në dispozicion një listë të vjetër e të gjatë të vlleheve tregetare që kërkonin të hiqnin dorë nga shtetesia turke e të merrnin atë austriake. Vllehet ishin nga Shqipëria, Greqia e Veriut dhe Maqedonia… Ne po botojme për herë të parë listen e emrave të vllehëve të Shqipërisë, ku spikasnin ata të ardhur nga Voskopoja, por edhe e shqiptarëve të tjerë. Krahas emrave shihen edhe karakteristikat anatomike të tyre, qyteti i origjinës dhe profesioni.

Dhimiter Mihali, 28 vjeç, ortodoks, i martuar. Erdhi në Zemun 13 vjet më parë nga Voskopoja. U vendos me familjen
në Dali, ku ai ka një shtëpi. Merret me tregti. Është i shkurtër,me flokë kaçurrelë të zinj, sy të zinj dhe mustaqe. Ai pranoi kombësine austriake dhe u betua në vitin 1770 (1774 D. 174).

Naum Mihali, ortodoks, 26 vjeç, i pamartuar nga Voskopoja. Erdhi në Zemun 8 vjet më parë, u vendos në Erdut dhe dëshiron të ndërtojë në shtëpi ne Dali dhe të transferohet atje. Ai është tregtar, me trup mesatar, me mustaqe të zeza me flokë kacurrel, me fytyre të gjatë. Pranoi nënshtetësine austriake dhe u betua në vitin 1773. Ai kishte të afërm në Zemun. Nenen e tij e solli nga “Turqia” tre vjet më parë. (1774 D. 174).

Nikolla Mihali, ortodoks, 39 vjeç, nga Kershava e Maqedonisë. Ai erdhi në Zemun në vitin 1761 dhe qëndron në Jankovci, ku ka një shtëpi. Eshtë tregtar. Ai gjithashtu solli gruan e tij nga “Turqi”. Ai pranoi kombësinë austriake dhe u betua më 13 janar 1769 (1774 D.

Teodor Mihali, ortodoks, 28 vjeç. Ai erdhi në Zemun para 21 viteve vjet nga Voskopoja. U vendos në Dali, ku ka një shtëpi. Është tregtar, i gjate, me fytyre të gjatë, me floke bjonde kaçurrelë dhe mustaqe. Ai pranoi shtetësinë austriake dhe u betua në 1770 (1774 D. 174).

Palko(viç) Emmanuel, ortodoks, 24 vjeç, i pamartuar. Vjen nga Voskopoja. Ai erdhi në Sllavoni në vitin 1755. U vendos në Mishkolc ku ka një shtëpi, merret me tregti. Eshte i gjate, ka një fytyre të gjatë-te ngushtë, te dobët dhe floke te zezë, te drejte. Pranoi shtetesine austriake dhe beri dhe betimin në vitin 1773 (1774 D. 174).

Nikolla Pabir (Pamperi), 60 vjeç, banues i Zemunit, nga Voskopoja (1772).

Athanas Pamperi, banues ne Miskolc, 1806 Petro(viq) Janko, ortodoks, i ve, nga Voskopoja. Ai erdhi në Zemun 8 vjet më parë me Teodor Jankoviç. U vendos në Daly në shtepine e Lazar Sofronit, ku paguan qiranë. Ai është tregtar. Eshte i shkurter, flokëverdhë dhe mustaqe i rruajtur rreth kokës. Pranoi shtetesine austriake dhe do të betohen kur te sjelle fëmijët e tij nga “Turqia”. (1774 D. 174

Jovan Prenda. E kishte prejardhjen nga Grabova dhe vdiq në vitin 1781. Kjo tregohet nga mbishkrimi në pllakën e kishës së Fabrica te Temishvar.

Todor Kostoic, ortodoks, 30 vjeç, nga Voskopoja. Erdhi nëntë vjet më parë

në Zemun dhe u vendos në Teni, ku ai ka shtëpine dhe prona.

Merret me tregti. Pranoi shtetësinë austriake dhe bëri betimin ne vitin 1770.

Ka shtat te ulet, me flokë te verdhë dhe mustaqe

dhe një fytyrë e gjatë e te rruar deri lart mbi ball. Gruaja e tij erdhi nga Turqia katër vjet më parë (1774, D. 174).

Naun Kostic, ortodoks, 20 vjeç, i pamartuar. Ai erdhi nga Voskopoja ne vitin 1770. Ai u vendos në Virovitici dhe punoi si nepunes në tregti.

Andrija Mankoviç. Pranoi shtetësinë austriake dhe u betua

në vitin 1770. Është i shkurtër dhe ka flokë të zeza dhe mustaqe (1774, D. 174).

Miha Kazanxhiu, ortodoks, 50, i martuar, nga Voskopoja. Ai erdhi

38 vjet më parë në Zemun dhe u vendos përgjithmonë në Osijek (qyteti i poshtem)

ku ka shtëpi dhe pasuri. Ai merret me artin e kazanxhiut (bakërpunuesit. Eshtë i shkurtër, zeshkan, me flokë të zeza dhe mustaqe. Ai pranoi shtetesine austriake dhe u betua në vitin 1770 * (1774 D. 174).

Lackoviç Lacko, ortodoks, 47 vjeç, i martuar nga Voskopoja.

Ai erdhi 20 vjet më parë në Zemun. Ai u vendos përgjithmonë në Osijek ku ka shtëpi dhe prona. Ka shtat mesatar, bjond dhe mustaqe. Ai është tregtar i tekstileve me shumice. Ai pranoi shtetësinë austriake dhe bëri betimin, në vitin 1770. (1774 D. 174).

Tirka, një shtëpi tregtare e shquar në Vjenë, ka origjinën nga Voskopoja * (Weigand I, 103). Në letrat e tij në gjermanisht dhe serbisht,

Dimitrije Tirka, një bamirës dhe kumbar i Vuk Karaxhic, nënshkruan në greqisht.

Gjuro Todorovic, ortodoks, 42 vjeç nga Voskopoja. Ai erdhi në Zemun tridhjetë vjet më parë. Ai jeton me gruan dhe tre fëmijët e tyre në Valpovo, ku ai ka një shtëpi dhe merret me tregti (mallra lëkure). Ka shtat mesatar, me fytyre te rrumbullaket me mustaqe të shkurtra të zeza, flokët gri te gjata. Ai pranoi shtetësinë austriake dhe u betua në vitin 1770 (1774, D. 174).

Todorovic Kosta, Novi Sad, 1796 (GI I, IX, 276). Todorovic Mitar, ortodoks, 51 vjeç, nga Voskopoja. Erdhi para 30 vjetesh në Slavoni. U vendos në Marianci (afër Valpovo), ku jeton me gruan e tij dhe pesë fëmijët e tyre dhe merret me tregtine e lëkurës. Ka shtat të ulët, me fytyre te ngushte zeshkane, mjekër gri dhe mustaqe dhe flokët e gjata. Pranoi shtetesine austriake dhe u betua në vitin 1770 (1174, D. 174).

Toskovic Gjuro (Tashkovic), ortodoks 37 vjeç. Ai erdhi në Zemun nga Voskopoja në vitin 1753. Babai e kishte sjellë atë kur ishte ende fëmijë. Ai jeton në Slatine me nënën e tij te shtepia e Gjura Jankovic me qira. Ai është i pamartuar, me shtat mesatar, me një fytyrë të bardhe dhe floke geshtenje dhe mustaqe të mëdha. Ai pranoi shtetesine austriake dhe u betua në vitin 1773.

Kira “nga Arnautohori” (dmth Dardha), nje sponsor i kishës se Komoranit (1669)

Kiramida Nikola, banues ne Kisbir, sponsor i kishës se Komoranit. Kiriakovich Gjuro, ortodoks, 38 vjeç nga Voskopoja. Erdhi 19 vjet më parë ne Zemun dhe u vendos në Osijek (Qytetin e Poshtem) ku ai ka shtëpine e tij. Eshtë i martuar, me shtat mesatar me sy të zinj, me flokë gri dhe mustaqe. Merret me tregti. Ai pranoi shtetësinë austriake dhe u betua në vitin 1770.

Haxhi Grabova, tregtar në Beograd. Ishte tregtar kafeje. Adam Hozida, “Voskopojar”, tregtar në Gegar. kronike e vitit 1825.

Marko Cincar, banues ne Zemun, nga Voskopoja. 1765

Nikolas Cincar , banues ne Zemun, nga Voskopoja (1765).

Antonije Cincar, banuse ne Zemun, nga Voskopoja 1766

Dimitrije Cincar, banues ne Zemun nga Voskopoja 1769

Teoharevic. Stergjyshi quhej Theohar. Kane ardhur nga Shqiperia. Në Parakin erdhën nga Leskovaci. Gjyshi dhe babai ishin tregtarë. I ati, Dimitrije themeloi fabrikën e parë te gajtaneve në Serbi, në fshatin Vutse, afer Leskovacit.

Marko Tepelan, 52 vjeç, banor ne Zemun nga Tepelena Shqipërisë (1773)

Tima, argjendar. Ai ka një familje prej dy vetësh. Eshte nga Shqiperia dhe erdhi tre vjet më parë nga Orshava,
1739

Fushar Janko, me origjinë nga Epiri 1809.

Fushar Konstantin, tregtar, banor i Nova Gradiska, ka lindur në vitin 1794 dhe vdiq në 1849.

Shandrovic Konstantin, banues ne Ciakovo, 1806 (Rosa).

Shandroviç Mihail, Ciakovo, 1806 (Rosa).

Sharpa Andrea “Voskopojari”, banues ne Gegar 1825,

Shutari Georgijevic Konstantin, tregtar në Veliki Beckerek 1824

Shutari Petar, tregtar në Srem Karlovoviç. Në vitin 1841 ai i dhuroi shtëpinë e tij shkollës se mesme, Mitropolise dhe Kishës se Sipërme.

#Redaksia

One thought on “Nëpër listat e rralla për marrjen e shtetësisë austriake të Voskopojareve dhe shqiptareve te tjere, Shek XVIII.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *