Papiruset Egjiptiane 2000 vjeçare u deshifruan – Çfarë zbuluan për të shkuarën tonë?

Mijëra papiruse të gjysemshkatërruar  me moshë së paku 2000 vjecare u deshifruan me kontributin e mijëra vullnetarëve.

Ç’treguan për të shkuarën tonë?

Tregimet e jetës së përditshme në Egjiptin Helenistik si mbytjen e një vajze 12 vjeçare, një tragjedi e panjohur greke frymëzuar nga eksodi i hebrenjve nga Egjipti dhe një tekst i Euripidit, janë disa nga mijërat e teksteve te deshifrua nga qindra e mijëra papiruse të dëmtuara që u gjeten në jug të Egjiptit.

Bëhet fjalë për papiruset e famshme të Oxyrhynchus, unike në çdo aspekt, zbuluar nga arkeologët britanikë Bernard Pyne Grenfell dhe Arthur Surridge Hunt nga viti 1895 në 1934 në Oxyrhynchus, një fshat në  Egjiptin Jugor.

Thesar në një vendgrumbullim  te lashte mbeturinash.

Papirët u gjetën në varre ose në depozita të mëdha mbeturinash. Të 500.000 fragmentet e  papirusit që datojnë nga shekulli 1 pes në shekullin e 7 pas Krishtit, u mblodhën në sajë të bashkëpunimit të të paktën 250.000 vullnetarëve në mbarë botën, të cilët kanë bërë vëzhgimin, vunë në dispozicion kohën e lirë të tyre, njohjet e tyre në alfabetin grek dhe në kompjuterët  në përpjekjen e Bibliotekës Sackler të Oksfordit.

“Lejuam që publiku të ketë qasje në të – megjithëse ende e pambaruar – një punë e jashtezakonshme  arkeologjike dhe ne ishim në gjendje  të interpretonim 100,000 dokumente, disa prej të cilave ishin ngrënë nga insektet ose ishin perdorur për te mbeshtjelle peshq”, deklaroi ne  gazeten britanike Independent  Dirk Obbink , një profesor në Universitetin e Oksfordit dhe drejtor i programit.

Tragjedia e lashtë për Moisiun

Arkeologët e dinin se një dramaturg relativisht i panjohur i Egjiptit helenistik kishte shkruar një tragjedi greke per Eksodin e Judenjve. Por teksti nuk u gjet. Derisa me ne fund  u gjet i shkatërruar brenda mijëra papiruseve të Oxirrynchus. Shkruar në një trimeter jambik, vepra ishte shkruar ne veten e pare. Vete Moisiu rrëfen jetën e tij dhe  kur ishte  fëmijë – u gjet në një shportë në brigjet e Nilit. Pjesa thotë:

“Pastaj një princeshë me shërbëtoret e saj erdhen te benin banjo.
Kur më pa, më kapi dhe kuptova se isha hebre.
Motra ime, Mariam, vrapoi drejt saj dhe folen me njera tjetren.
A mund të punësoj një dado për këtë fëmijë nga hebrenjtë? tha princesha.
Mariami shkoi për të sjellë nënën tonë, e cila sapo arriti më mori në duart e saj.
Princesha i tha asaj: “Grua, jepi gji kesaj fëmije dhe unë do t’ju paguaj”
Me quajti Moisi, sepse më mori nga bregu i lagur i lumit “.

Tragjedia “Andromeda” e Euripidit

Në mijera copat e  papiruseve u gjet dhe një ekstrakt i tragjedisë se humbur “Andromeda” e Euripidit, e cila sipas ekspertëve eshte shkruar në vitin 417 pes. Pjesa thotë:

Perseu (Erosit): Siç u shfaq im atë Zeusi dikur fshehurazi, kur erdhi në Argos nga dashuria për Danain, si pikat e arta te shiut ne shtepine e bronxet te Argos dhe e perqafoi, keshtu, me te njejten menyre une te vleresoj ty. Me jep shpetimin tim nga problemet e dashurise.

Mbytja e një skllaveje 12-vjeçare

Një tjetër tekst perben një certifikatë mjekësore për vdekjen e një skllaveje 12 vjeçare: “Nga Aurelio Filantino, biri i Neoptolem Aurelit. Unë vërtetoj se një skllave  vdiq aksidentalisht, duke rënë në një kanal vaditës, ndërsa notonte me shoqet e saj. Trup i pajete për shkak të mbytjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *