Shokues! Libri i vitit 1952 përshkruan saktësisht se çfarë duhet të ndodhë në Evrope dhe Greqi.
POLITIKA EKONOMIKE PATRIOTIKE/ ISIDOROS POSDAGLIS
Behet fjale per parashikimet e nje ekonomisti grek gjysem shekulli para se te ndodhin ngjarjet qe kane lidhje me krizen ekonomike te vendeve te Evropes Jugore dhe shkaqet qe cuan ne kete krize.
Ishte janar 1952, kur Isidoros Posdaglis përfundoi studimin e tij “Politika Ekonomike Patriotike”, një liber i vogël, të cilin “dikush” u kujdes që të zhduket.
Kopjet e tij kalonin dorë më dorë deri në fund të viteve 1980, rreth tre dekada pas publikimit të parë nga botimet ekonomike ”Bistirli”, shtëpia botuese e njohur që nga fillimshekulli e cila botonte broshura shkencore të përparuara për kohën për pak njerez e për njerëz të zgjedhur.
Kush ishte Isidoros Posdaglis?
Lindur në Lamia në 1907. Ai u bashkua shumë herët, qysh në vitin 1922 në moshën 15 vjeçare, “Grupit te Mendimit të Lirë” dhe filloi për të krijuar teorinë e tij patriotike ekonomike.
Me pas shkoi në Bashkimin Sovjetik, ku studioi ekonomi në Universitetin Shtetëror të Moskës – Lomonosov – dhe pastaj ka punuar së bashku me disa nga mendjet e ndritura të kohës së tij në disa prej programeve më të avancuara dhe shumë konfidenciale financiare të Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 1940 ai kthehet në Greqi, bashkohet me Rezistencën dhe me fundin e luftës arrestohet nga anglezet dhe dërgohet në xhandarmërine (Horofilakia). Ai mbetet i burgosur, i “harruar” për vite me radhë. Në burg përfundon librin “Politika Patriotike Ekonomike” që nuk kaloi pa u vënë re nga shtëpia botuese “Bistirli”, e cila e boton. Libri është me të vërtetë tepër shpërthyes, pasi përmban disa nga modelet më të reja parashikuese ekonomike të ndërtuara ndonjëherë. Përveç kësaj, ai promovon modelin patriotik të ekonomisë dhe shkaktoi tronditje në qarqet e atëhershme ndërkombëtare ekonomike dhe tek personat që formuan politikën ekonomike ndërkombëtare.

Kaq sa për histori…
Shtojmë se shumë njerëz të cilët punojnë në shoqëri të mëdha ndërkombëtare kanë parë në bibliotekat e Drejtuesve të Lartë edhe librin e Isidoros Posdagli, luftëtarit dhe Ekonomistit.
Çfarë shkroi Posdaglis në librin e tij dhe pse nuk duan qe ne ta njohim?
Vetëm disa referenca nga libri i Posdagli – i cili u shkrua në vitin 1952 – ka të ngjarë të permbysin, te hedhin në erë ngrehinën e kalbur të politikes ekonomike që pasoi. Lexoni:
Në kapitullin e dytë, të titulluar “Borxhi Kombëtar dhe Deficiti Kombëtar”, vëren Posdaglis, në faqen 17:
“Kur kapitali i huazuar i kapitalizmit ndërkombëtar është në kufi të performancës së tij, atëherë ai ndjek një zhvlerësim të borxhit kombëtar të imponuar me forcë. Atehere do te mbështeten në nevojën për pjesëmarrje të plotë të të gjithë huadhënësve, që do të thotë se kursimet e punëtorëve, fshatarëve dhe njerëzve do te paguajne per borxhin. Kështu debitojnë borxhin e tyre nga shteti, i cili nuk paguan dot te parcela e bujkut, për të nxjerre fitime “.
Dhe Pasodagli vazhdon, në faqen 22 në të njëjtin kapitull:
“Kur Evropa pas Luftës do të pergatise monedhën për të thithur fondet popullore, atëherë do t’i kthehen Greqise për t’i prerë borxhin që i kishin ngarkuar në mënyrë që të tërheqin nga punetoret dhe bujqit cdo gje qe kishin mbledhur nga fundi i luftës dhe më pas “.
Nëse e gjeni mbresëlënëse të parashikoje diskush monedhën e përbashkët nga burgu në vitin 1952, ju lutem prisni:
“Greqia, Portugalia, Irlanda, Spanja dhe Italia do të bëhen objektivi i kapitalit ndërkombëtar sapo të formojnë monedhën. Shuma e borxheve të tyre – qe me art dhe mund do tua ngarkojne atyre – do të balancohet, do te përfaqësoje borxhin e një pseudo-bashkimi për të kundërbalancuar fitimet e gjermano-francezeve dhe aleatëve te tyre ”
Këto janë fjalët e Posdaglis, me shifra, numra dhe diagramë, gjithnje viti 1952!
Në kapitullin e katërt “Partite”, Posdaglis shkruan në faqen 121:
“Kur populli do të çohet per zvogelimin e borxhit, atëherë eshte nevoja për një qeveri gjithepershirese, e cila lufton kundër interesave të popullit. Faktori ndërkombëtar i kapitalizmit do të sigurojë që te mos ekzistojne mundësi të tjera nga ato qe thote qeveria e bashkepunimit ”
#Redaksia

