Kur Mesdheu ishte një Det i Vdekur!

Para gjashtë milion vjetesh, gjatë epokes se Miocenit, Mesdheu ishte … nje det  i vdekur, ndërsa një seri e ngjarjeve gjeologjike që zgjati 600,000 vite, mbylli ngushticën e Gjibraltarit dhe e mbushi basenin me kripë, e cila arriti në nje kilometer e gjysmë në lartësi. Çdo gjurmë jete u zhduk.

Mbyllja e ngushticës se Gjibraltarit ka pasur ndikim global, pasi uji i Mesdheut është rishpërndare nepër oqeanet e planetit, duke e ngritur nivelin  global edhe 10 metra.

Pellgu mesdhetar tërhoqi nën pjesën e poshtme të tij një pjesë të konsiderueshme të kripës së oqeaneve të Tokës, duke reduktuar  kripesine dhe duke ngritur pikën e ngrirjes së ujit, duke kontribuar kështu  më vonë në krijimin e akullit në pole.

Derisa, papritur, filloi një proces i kundërt dhe brenda 200 viteve,  uji nga Atlantikut kaloi ngushticën e Gjibraltarit dhe Mesdheu u përmbyt përsëri.
I pari qe e zbuloi kete ishte Charles Mayer-Eimar ne vitin 1867, duke vezhguar fosilet në Messina, Sicili. Prej aty ai e quajti këtë dukuri, një krizë te kripesise  të Mesinisë, dhe kështu është e njohur në gjeologji. Vëzhgimet e tij u konfirmuan nga shpimet e thella të bëra nga shkencëtarët në vitet 1970.

Ekspertët kuptojnë, pjesërisht, mekanizmin që çoi në transformimin e Mesdheut në një pellg të madh kripe, por nuk nuk njohin plotesisht ndryshimet klimatike qe e bene te mundur.

Kjo është arsyeja pse një grup shkencëtarësh europiane po mbikqyrin fenomenin me financim nga Bashkimi Europian. Rachel Fleker,  gjeologe në Universitetin e Bristolit në Angli, studioi së bashku me koleget e saj depozitimin e sedimenteve në disa pika te Mesdheut për të mësuar saktësisht se si ka filluar kriza e kripësise

Ne shtresat e  ndryshme ka shenja qe tregojne ndryshimin e klimës dhe ndikimin në organizmat që jetojnë në det. Ndryshimet janë të ndikuar nga lëvizja e Tokës rreth boshtit të saj, i cili përcakton se si drita e diellit bie në çdo hemisferë.

Ekipi përdori simulimet klimatike për të mësuar sasinë e reshjeve, avullimit dhe rrjedhën e ujit për në dhe nga Mesdheu në një periudhë prej 22.000 vjetesh, periudha kur filloi kriza e kripësise. Këto të dhëna i lidhën ato me të dhënat që mblodhën nga sedimentet.

Me pas, lumenj te lashtë në Afrikën Veriore mbushen detin me sasi të mëdha të ujit të freskët, duke lënë gjurmët e aktivitetit të dendur biologjik në të dhënat fosile.

Fenomene ekstreme të motit

Sipas simulimeve, shkencëtarët panë se depozitimet me ujë të ëmbël ndodhen kur ne hemisferën veriore kishte dimra shumë të ftohtë dhe verë shumë të nxehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *