Hapat që duhet të ndiqni për studimet univeristare në Gjermani
Proçesi i aplikimit për studime bachelor në Gjermani :
Hapi parë : Kontrolloni nëse diploma e gjimnazit kualifikohet për studime universitare në vendin tuaj (konkretisht Shqipëri). Që të jeni më të qartë ky hap nënkupton që diploma e shkollës së mesme ju lejon të aplikoni në universitetet shqiptare ose jo. Përgjithësisht të gjitha diplomat e shkollave të mesme kualifikohen për të aplikuar në universitet.
Hapi i dytë: Merrni informacion nëse mund të nisni direkt studimet apo duhet të ndiqni Studienkolleg. Informacione për këtë faze gjeni tek kjo faqe www.anabin.de.
Hapi i tretë: Nëse do të duhet të ndiqni kolegj për 1 vit, kërkoni nga kolegji i qytetit ku mendoni të ndiqni dhe studimet universitare, që t’ju vendosi në dispozicion listën me dokumentacion për aplikim.
Hapi i katërt: Kontrolloni nëse mund të aplikoni direkt në kolegj apo me sistemin e centralizuar www.uni-assist.de.
Hapi i pestë: Aplikoni për vizë në Ambasadën Gjermane
Hapi i gjashtë: Përgatituni për testin e hyrjes në universitet
Hapi i shtatë: Merrni provimin dhe Suksese në Universitet!
Shënim: Përsa i përket njihurive të gjuhës që kërkohet për të ndjekur kolegjin, duhet nivel B1.
Suksese!

