Humb betejën me koronavirusin komediani 78-vjeçar

Komediani Eddie Large, ka humbur betejën me koronavirusin. 

Lajmin për vdekjen e 78-vjeçarit e ka dhënë familja e tij përmes një njoftimi në Facebook.

Aktori vuante gjithashtu nga zemra, dhe prej disa ditësh ishte infektuar me Covid-19. 

Familjarët janë shprehur edhe më të trishtuar që nuk kanë mundur t’i gjenden pranë në këto ditë të fundit të jetës së tij për shkak të virusit.