Çfare po ndodhë me gratë sot ??

Në pjesën më të madhe të botës shumica e njerezve janë mbyllur brenda , por kemi harruar një pjese shumë të rëndësishme ,viktimat që janë pjesë e abuzimit dhe janë fshehur prej kësaj pandemie në të cilën po gjendemi.
Në Angli ,telefonatat dhe thirrjet e rasteve të abuzimeve janë rritur me 65%.
Po ato gra të cilat jetojnë në qytete të varfra dhe të vogela të cilat nuk kane mundësinë të raportojnë abuzimet që I kanë ndodhur atyre.
BBC sapo ka folur me dy gra të cilat janë të mbyllura në shtëpi dhe burrat e tyre kane abuzuar fizikisht me to.
Geeta në Indi

Intervista është kryer një dite para se India të nxirrte njoftimin që 21 dite askush nuk do lëvizte nga shtëpia për shkak të coronavirusit.

Geeta është zgjuar në orën 5 të mëngjesit.
Burri I saj ishte I shtrirë në korridor përpara saj.
Ai ishte duke gërhitur me zë të lartë.
Një natë më parë erdhi I dehur dhe I mërzitur.
Sepse për shkak të virusit shumë njerëz nuk mund ta përdorin transportin publik.
Nga 1500 rupi (16 $ ) që ai merrte në dite të ardhurat e tij janë 700 rupi në ditë.
Kjo është një luftë e shendetit por kemi harruar pjesën më të rëndesishme , lufta e vërtetë ndodh në shtëpitë dhe në shpirtrat tanë.
Si Geeta janë me mijëra gra në mbarë boten , zëri i të cilave në këtë kohe nuk dëgjohet, ndoshta ka dhe viktima të cilat nuk janë të deklaruara.
Kështu që lufta e vërtetë është ajo qe ndodh brenda mendjes dhe shtëpive tona.