Mbi institutin e parashkrimit dhe ndryshimet e fundit legjislative

MSc. Renis Sheshi, Jurist

Instituti i parashkrimit është një institut u rendësishëm i të drejtës penale i parashikuar nga nenet 66, 67 dhe 68 të Kodit Penal. Parashkrimi si institut lidh kalimin e afateve të caktuara me bërjen të pamundur të ushtrimit të ndjekjes penale dhe ekzekutimit të vendimit penal të formës së prerë. Ky institut vendos një kufizim kohor mbi organet kompetente shtetërore të ngarkuara me ushtrimin e ndjekjes penale dhe ekzekutimit të denimeve në përputhje  me karakterin human të legjislacionit penal, luftës për parandalimin e krimit, qëllimit për risocializim të personave që kanë kryer vepra penale si dhe qëllimit për një veprimtari shtetërore sa më efikase në kohë dhe kosto financiare.

Parashkrimi i shtyn organet e drejtësisë për një luftë më efektive dhe të shpejtë të kriminalitetit, pasi vendos kufij në vonesat që këto organe mund të paraqesin duke paraqitur një kosto të lartë, atë të imunitetit të plote të autorit nga ndjekja penale apo ekzekutimi i denimit. Me ekzistencën e këtij instituti veprimtaria zbuluese hetimore e organeve të prokurorise dhe policisë gjyqësore orientohet drejt një shtrirjeje kohore efektive dhe jo zvarritjes pambarim në zbardhjen e rrethanave të faktit penal dhe zbulimin e autorit. Po ashtu dhe organet e ngarkuara me ekzekutimin e denimeve dhënë me vendim të formës së prerë, prokuroria, IEVP-të, policia e shtetit, Shërbimi i Provës dhe Përmbarimi janë të detyruar ta ushtrojnë veprimtarine ne menyre te tille qe cdo vendim i formes se prere te vihet ne zbatim brenda afateve te percaktuara kohore me penalitet pamundesine absolute te zbatimit te ketij vendimi.

Nje tjeter funksion shume i rendesishem por rralle here i studiuar i institutit te parashkrimit eshte roli qe ky institut luan ne parandalimin e kryerjes se veprave penale. Personi I cili ka kryer nje veper penale apo po pret ekzekutimin e nje denimi te dhene perkundrejt tij dhe per cfaredo shkaku qofte per shkak te fshehjes se tij nga organet ligjzbatuese qofte per shkak te neglizhences se ketyre te fundit, nuk ushtrohet ndjekje penale apo nuk zbatohet vendimi qe rendon mbi te, eshte i interesuar maksimalisht qe te mos kryeje vepra te tjera penale gjate kesaj kohe. Kjo per faktin se ne rast te nje sjelljeje pasuese ne kundershtim me ligjin ky person i zvogelon shume ndjeshem shancet e tij per ti shpetuar drejtesise. Ne kete forme parashkrimi detyron autorin e nje vepre penale qe per sasi te medha kohore ti bindet ne menyre shembullore ligjeve ne fuqi. Duke qene se nje nga qellimet kryesore te denimit penal eshte pikerisht parandalimi i posacem pra moslejimi i autorit te nje vepre te kryeje veprime te metejshme te kundraligjshme, mund te themi qe parashkrimi ne kete pike behet nje zevendesues i mire i denimit.

Nje tjeter funksion i denimit penal eshte rehabilitimi ose thene ndryshe risocializimi i personit qe ka shkelur ligjin. Parashkrimi e permbush dhe kete funksion me se miri. Mbi ndergjegjen e nje personi qe ka kryer nje veper penale rendon faji. Mbi personin i cili nuk eshte ndeshkuar ende per shkeljen rendon dhe veprimtaria e fshehjes ndaj cilitdo qe mund te marre dijeni dhe te vere ne levizje mekanizmat ndeshkues per kete fakt. Kjo vendos nje barre te rende ne anen psikologjike te subjektit te vepres penale, barre te cilin ky subjekt do ti duhet ta mbaje per afate kohore te barabarta ose me te larta se maksimumi I denimit te parashikuar nga ligji per vepren penale te kryer. Nese te vuash denimin ne nje IEVP eshte psikologjikisht e rende, te vuash ne kete menyre, pavaresisht ambjentit te qendrimit eshte disa here me e rende per autorin.

I vetmi funksion i cili nuk permbushet nga instituti i parashkrimit, dhe sebashku me trashegimine historike perbejne arsyen kryesore qe e bejne gjithmone preferencial denimin eshte parandalimi i pergjithshem. Shtetasit e nje vendi duhet te dine jo vetem qe nje sjellje e caktuar eshte e ndaluar por dhe te jene te bindur se per shkeljen e ndalimeve do te ndeshkohen. Autori i vepres i cili i fshihet drejtesise apo neglizhohet prej saj pavaresisht se nepermjet institutit te parashkrimit mund te detyrohet te mos kryeje veper tjeter dhe te kuptoje plotesisht pasojat e veprimeve te tij, paraqet nje shembull negativ per shoqerine. Ne syte e shoqerise se rregulluar nga ligji ai eshte nje person i pandeshkuar per nje veprim te ndeshkueshem, ai eshte nje prove e karakterit jo absolut te sigurise se marrjes se nje mase represive dhe mund te sherbeje si shtyse per kryerjen e veprave penale nga shtetas te tjere tek te cilet krijohet pershtypja dhe shpresa e pandeshkueshmerise.

Gjithsesi qellimi i institutit te parashkrimit nuk eshte te zevendesoje denimin, por thjesht te sherbeje si nje mjet plotesues ne luften kunder kriminalitetit ne rastet e rralla kur kjo lufte nuk eshte e mundur te realizohet me mjetet konvencionale.

Ndryshimet dhe reformat e thella kushtetuese dhe legjislative te aplikuara ne vitin 2017 ne vendin tone bene qe dhe ne institutin e parashkrimit te kishte ndryshime. Keto ndryshime pare ne driten e analizes se mesiperme te institutit nuk mund te paraqiten si positive. Nje fenomen i perhapur qe shoqeron ne menyre demtuese pothuajse cdo reforme te legjislacionit penal ne vitet e fundit eshte ashpersimi i politikes penale perkunder cdo logjike dhe studimi kriminologjik . Pre e ketij fenomeni kane rene dhe dispozitat qe parashikojne parashkrimin. Me ndryshimet e fundit te Kodit Penal neni 66 i tij  ka pesuar disa ndryshime me rritjen e afatit kohor parashikuar per veprat penale te cilet parashikojne denim me burgim te perjetshem nga 20 vite sipas parashikimit ne kodin e vjeter ne 40 vite si dhe shtimi i pargrafit te fundit  : “Veprat penale të kreut II, seksionit I, nenet 76 – 79/c, nuk I nënshtrohen parashkrimit.”.

Nje ndryshim i tille eshte bere padyshim ne kuader te ashpersimit te luftes kunder krimeve te renda, tashme me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, Nenet 76-79/c qe jane nenet qe rregullojne krimet kunder jetes me saktesisht llojet e ndryshme te vrasjes kryer me dashje, nuk i nenshtrohen me parashkrimit. Ne nje analize me te thelle te ketij ndryshimi eshte e lehte te kuptohet qe ky perjashtim jo vetem qe nuk i sherben intensifikimit te luftes kunder ketyre krimeve por i mohon rolin mbeshtetes te institutit te parashkrimit.

Ne perputhje te analizes se mesiperme duke mos qene subjekt i institutit te parashkrimit, mungon shtysa ne organet ligjzbatuese per zbulimin dhe ndeshkimin sa me te shpejte te autoreve te ketyre krimeve. Por demi kryesor qe kryhet eshte pikerisht ne ate cka ne pamje te pare duket se ndihmon, ne parandalimin e krimeve. Duke qene ne dijeni te faktit qe tashme nuk ekziston nje afat ligjor pas te cilit cfaredo periudhe kohore te kaloje autori i nje vrasjeje me dashje nuk ndjen asnje nevoje te mos kryeje vepra te tjera penale qofte per te mbuluar, pasuar apo edhe si pasoje e gjendjes psikologjike te krijuar pas krimit te pare. E vetmja menyre e parandalimit te posacem ne keto raste mbetet zbulimi dhe marrja sa me shpejte e masave repressive kunder autorit.

Gjithashtu edhe mundesia e risocializimit te autorit te nje vepre penale pa marre nje denim ulet konsiderueshem. I sigurte se nuk do ti shpetoje drejtesise per autorin behet e qarte se nje vendim i gabuar I tij do ta ndjeke gjithe jeten pavaresisht sjelljes se tij nga ai cast. Kjo mund ta inkurajoje te shkoje ne vazhden e kunderligjshmerise se tij duke kryer vepra te tjera penale pasuese.

Ndryshimet e vitit 2017 ne  nenin 66 I sherbejne vetem parandalimit te pergjithshem duke u perpjekur te dergojne nje mesazh qe asnje person qe kryen vrasje me dashje nuk do te mbetet pa u ndeshkuar, por mosndeshkueshmeria e autorit te ketyre veprave nuk lidhet aspak me ekzistencen e institutit te parashktrimit, ky institut sherben thjesht si nje mase shtese per te mbuluar pamundesine e organeve ligjzbatuese si dhe per ti shtyre ata drejt nje veprimtarie me efikase. Nese ndryshimet ne legjislacionin penal do te jene gjithmone te motivuar nga nevoja politike e mediatike dhe jo nga studime e logjika juridike dhe kriminologjike atehere do te behet gjithmone e me e veshtire te luftohet kriminaliteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *