Andi Shkoza publikon këngën “Bjondinë lajkatare” në një version të ri
Këngëtari i mirënjohur Andi Shkoza, disa ditë më përpara ka publikuar këngën e tij “Bjondinë Lajkatare”. Kjo këngë ka disa vite që është nxjerrë në tregun muzikor shqiptar, në një version të muzikës së lehtë. Këtë radhë Andi ka vendosur t’a sjellë në një formë ndryshe, atë të një kënge popullore pogonishte e shoqëruar nga dy instrumentistë të njohur si Shaban Çela dhe Artur Yzeiri. Orkestrimi i kësaj kënge është realizuar nga Alban Furtuna, një producent i mirënjohur i këngës shqip në trojet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.
Tematika e kësaj kënge, ende mbizotëron sot dhe është aktuale. Vajza, “bjondina e këngës”, ka lajka dhe pretendime duke synuar gjithmonë anën materiale tek një lidhje dashurie. Nga ana tjetër djali përveç dashurisë nuk mund të ofrojë gjithçka.
Për më tepër ndiqni këngën KËTU

