Artan Xhija, një jetë me muzikën

Artan Xhija, këngëtari i njohur i muzikës së lehtë, kohët e fundit ka qënë më aktiv me publikime të këngëve të reja dhe ka sjellë për mbështetësit e tij zërin e tij melodioz dhe karakteristik. Ne kemi realizuar një intervistë të shkurtër, për të kuptuar më tepër rreth këngëtarit Artan Xhija.

Si ka nisur karriera juaj?
Fillimet e mia të karrierës muzikore nisin rreth vitit 1998, kur kuptova që brenda meje ekzistonte nje deshire qe kishte lidhje me muziken dhe me kengen. Pa harruar qe une kam kenduar qe kur kam qenë i vogel, rreth moshes 6 vjec. Nderkohe vazhdova edhe shkollen e muzikes dhe per mua muzika ka qen e vleresur gjithmone me noten 10+ . Drejtë kësaj rruge ka qenë me shume insistimi i familjes time pasi kenga eshte e trashëguar prej tyre, shume prej tyre janë marrë me muzike. Ka qene thjesht si nje ëndërr deshira te merresha me muzike, sepse merrja nje kenaqesi te vecante prej saj . Sic ka dhe shumë artiste te rinj sot, qe kanë dëshirën te provojne veten ne muzikë, te sfidojne veten, te sjellin diçka te re. Këtë qellim kam patur edhe une, duke pare edhe talentin tim, zërin qe Zoti me ka falur, nisa te merresha me dicka qe sot eshte bere pjese e pa ndarë e imja.

Cilat kanë qënë këngët e para dhe si i keni realizuar?
Kenget e mia te para kane qene nje album qe përmbante rreth 10 kenge. Albumi i pare titullohej “Trupi i gjakosur”, i cili ka dalë ne treg rreth 20 vite me pare. Nje nder kenget qe une u bëra i njohur dhe qe u pëlqye me shume nga publiku shqiptar ishte kenga “Dua nënën”. Kenge qe edhe sote e kësaj dite mban vlerën e saj dukë qënë kenga me e kerkuar nga te gjithe edhe pse kane kaluar shume vite .
Une me ato pak mundësi qe kisha u mundova te sillja dicka te re, ndërkohë qe edhe publiku t’i priste mire, pasi ishin fillimet e para dhe incizimet ne studio nuk ishin aq profesionale sikurse janë sot . Dhe per te realizuar nje kenge duhej shume pune. Duke mos harruar qe çdo kompozim dhe cdo gje qe mund te nevojitej per te realizuar nje këngë i kam luajtur të gjitha unë, duke perfshire edhe instrumenta muzikore, si organo, kitare, saks dhe klarinete. Në këtë formë kam prodhuar shumë këngë nder vite , si Buze Dashurise , Shpirti im binjak, etj.

Çfarë vështirësish keni hasur në karrierën tuaj?
Per sa i perket vështirësive gjate karierës time kanë qenë te medha, sepse me mungonte ajo dore ku munde te mbeshtetesha dhe te gjeja me shume mundesi per te krijuar nje emer, qe sot e kam fituar vetëm me forcen time. Kjo është arritur me nje pune te madhe duke studiuar dhe kompozuar dhe duke kaluar nje kohe shume te gjate mbi organo . Por ajo kenaqesi qe merrja nga muzika e mundte çdo lodhje timen dhe çdo vështirësi qe kam hasur gjate gjithe karierës time artistike. Muzika eshte jeta ime, pa te nuk do mundesha dot dhe do jap maksimumin tim deri sa Zoti te me jap forc dhe fuqi per te vazhduar perpara.

Si jeni të angazhuar me rrjetet sociale dhe sa qëndroni në lidhje me mbështetësit tuaj?
Per sa i përket angazhimeve ne rrjete sociale dhe mbeshtetesve te mi mund të them qe kohen me te madhe e kaloj aty dhe mundohem te jem sa me aktiv dhe sa me afer fansave te mi, ne cdo koment e ne cdo mesazh qe me shkruajne duke u përpjekur te përgjigjem me aq mundesi sa koha me lejon , pasi edhe angazhimet e tjera jan te medha si familja, puna etj. Ju jam shume mirënjohës te gjitheve miqeve, fansave kolegëve te mi per ate mbështetje qe me kan dhene . Puna ime pa ta nuk do kishte kurr vlere. Zeri im nuk do degjohej kurr nese nuk do merja mbështetjen e fansave te mi. Forca ime me e madhe jan ata. Kete dhurate qe Zoti me ka falur do mundohem ta ndaj me njerzit e mij me te dashur, me publikun tim , duke ndarë me ta emociontet nëpërmjet kenges time. I falenderoj përzemërsisht!

Çfarë projektesh keni për të ardhmen?
Deshira per te realizuar projekte te reja eshte shum e madhe, por di te them qe ne vijim mendoj te sjell nje klip te ri, qe do jetë ndryshe nga kenget e tjera, si psh.kenga “A me ndjen”, qe u realizua me videoklip. Per me shum detaje… le te mbetet suprize per publikun.

Kujt ia kushtoni suksesin tuaj?
Suksesin tim ia dedikoj nenes time, e cila nuk jeton dhe ka qënë nje engjell mbrojtes per mua .Gjithashtu dhe familjes time qe me ka perkrahur ne çdo moment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *