Filmi që përloti shumë shqiptarë… Miracle In Cell No.7
“Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër. Nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raporin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), i cili ka zhvillim të kufizuar mendor. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Nga çfarë dihet, “Miracle In Cell No. 7” nuk është i bazuar në një histori të vërtetë, po është një remake i filmit të vitit 2013 të Koresë së Jugut, i cili gjithashtu është përshtatur edhe në Filipine dhe Indonezi.
Paraprakisht ju paralajmërojmë që do të qani shumë.


