3 hapat që duhen ndjekur ndaj vetes!

Është e rëndësishme të kujdeseni për pamjen dhe trupin tuaj në çdo kohë. Çelësi i shkëlqimit natyral fshihet në mënyrën si e krijoni ju rutinën tuaj.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla së çfarë duhet të keni parasysh për një rutinë sa më të shëndetshme:

1-Rutina e mëngjesit
Çdo mëngjes përpara se të hani ushqimin e përgatitura , dilni pak jashtë shtëpie dhe shijoni rrezet e diellit. Më pas meditoni. Është një mënyrë shumë efektive për të krijuar qetësi në orët në vazhdim. Sigurisht dhe pak gjimnastikë është e nevojshme për fizikun tuaj. 3 ose 4 herë në javë duhet që të bëni një scrub të thellë te lekurës të trupit.

2-Rutina e pasdites. Në oraret e pasdites është e nevojshme të meditoni për të larguar streset e ditës. Gjithashtu trupit tuaj i duhet aktivitet prandaj lëvizni sikur edhe 10 minuta jashtë shtëpisë suaj.

3-Rutina e darkës. Një orë përpara se ju të flini, fikini të gjitha dritat e forta në mënyrë të tillë që të krijohet një atmosferë e qetë. Përpiquni të qetësoni trupin dhe mendjen tuaj duke masazhuar trupin e kokën.