Gesuar 7 Marsin mezues!

Sot është ditë e shënuar në kalendarin tonë për të festuar në shenjë nderimi kontributin e mësuesve si edukatorë. Ditë që ka patur vlera dhe domethënie për shumë kohë, derisa imazhi i edukatorit u shkatërrua nga sistemi imperialisto – demokrat. Them këtë term për të vendosur pak në pah shprehinë e një komunisti që e do të shprehë zemërimin ndaj një sistemi që po shkatërron vlerat tona njerëzore në kurriz të parasë dhe imoralitetit.

Kujtojmë figurën e mësuesit, si një edukator i rreptë, me parime dhe që vetëm jept dritë në errësirën tënde fëminore, për të mbushur çdo boshllëk paditurie. Shihnim tek ai/ajo respektin, dashurinë e një prindi të dytë dhe hera-herës frikën. Autoriteti që kishte në shoqëri i jepte pozitat e një njeriu krenar për të vegjlit e tij që rriste për breza.

Sot… sot çfarë po ndodh?

Mëzuesi e ka humbur autoritetin e tij, ka humbur integritetin, dijen dhe durimin. Shkon në punë se i duhet rroga. Nuk ka motivim, nuk ka dije dhe është i shkatërruar nga sistemi politik. Një vend pune duhet blerë hera-herës, por dhe duhet mbajtur me forcë nga brrylat që vijnë herë pas here. Duhet mbajtur me forcë, për ideal të partisë që të ka vendosur duke përdhour ingeritetin e tij.

Mëzuesi ka humbur autoritetin sepse nxënësi e përbuz dhe asnjë masë ndaj tij nuk merret, ka humbur dijen sepse nuk ka kujt t’i transmetojë. Fëmijët e llastuar, nuk preferojnë të mësojnë nga mësuesi, por nga interneti.  Lehtësi e madhe në këto kohë interneti, një vegël e lehtë për t’u përdorur për të nxjerrë nesë breza pa tru. Dhe shumë nxënës me dashuri shkurajnë në Facebook – Urime mëzues, gesuar 7 marsin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *