Prishja e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Sirisë
#ThierryMeisan
Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Sirisë kanë qënë të shkelqyera në të kaluarën, nën perandorin Gulielm II, por tashme janë të përkeqesura. Kjo sepse Berlini ishte bërë, gjatë Luftës së Ftohtë, oborri i Vëllazërisë Myslimane për të përmbysur Republikën Arabe Siriane. Që nga viti 2012, Ministria e Jashtme dhe Instituti i ekspertëve SWP po punojnë drejtpërsëdrejti per llogari të Shtetit Amerikan për ta shkatërruar këtë vend.

Historikisht, Gjermania kishte marrëdhënie të shkëlqyera me Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të. Kaiser Wilhelm II, i cili ishte i hipnotizuar nga Islami kreu gërmime arkeologjike, duke përfshirë në Baalbek, dhe ka marrë pjesë në ndërtimin e hekurudhës së parë Damask-Medinë. Rajhu dhe Porta e Larte luftuan se bashku kunder britanikëve kur organizuan “Revolucionin e Madh Arab” të vitit 1915, e me pas humben Luftën e Parë Botërore dhe si rrjedhoje u larguan nga rajoni.(marrëveshjet Sykes-Picot-Sazovov).
Në vitin 1953, Presidenti Eisenhower pret një delegacion të Vëllazërisë Myslimane të kryesuar nga Said Ramadan. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur tashmë islamin politik jashtë vendit
Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA perdori disa nga oficerët më të mirë nazistë për të vazhduar luftën kundër Bashkimit Sovjetik. Midis tyre, Gerhard von Mende, i cili kishte rekrutuar muslimanët sovjetikë kundër Moskës. Ky zyrtar i lartë vendosi në Mynih, në vitin 1953, udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane jashtë Egjiptit, Said Ramadan.
Alois Brunner, i cili është përgjegjës për dëbimin e 130,000 hebrenjve, u vendos nga CIA në Damask në vitin 1954 për të parandaluar regjimin e presidentit Shukri el-Quwatli të bëjë aleancë me sovjetikët.
Në të njëjtën kohë, CIA dërgon -me mbulim- oficerë nazistë në të gjithë botën për të luftuar pro-sovjetiket, për shembull Otto Skorzeny Otto në Egjipt, Fazlollah Zahedi në Iran dhe Alois Brunner në Siri. Te gjithe organizonin shërbime sekrete vendore me modelin e Gestapos.
Nga Revolucioni Humeinist i vitit 1979 deri në sulmet e 11 Shtatorit 2001, Gjermania Perëndimore është e kujdesshme me Vëllazërinë. Megjithatë, pas kërkesën e CIA-s dhe, ndërsa Siria njohu Gjermaninë Lindore, ra dakord për tu ofruar azil politik pucisteve të grushtit të shtetit që tentuan te bejne grusht shteti në vitin 1982 kundër presidentit Hafez Asad. Në vitet ’90, Vëllazëria u riorganizua në Gjermani nga dy sipërmarrësit siriane Ali Ghaleb Himmat dhe Egjiptianit Youssef Nada, i cili më vonë fajësua nga Uashingtoni për financimin e Usama bin Laden.
Për shumë vite, akademiku gjerman Volker Perthes ka qenë i përfshirë në CIA në përgatitjen e luftës kundër Sirisë. Drejton grupin me te fuqishem europian te problemeve, Stiftung Wissenschaft und Politik (SWP) dhe merr pjesë në emër të Kombeve të Bashkuara në negociatat në Gjenevë.
Kur Shtetet e Bashkuara filluan “luftën pa mbarim” në ”Lindjen e Mesme te Madhe”, CIA inkurajoi Gjermaninë e ribashkuar për të nisur një “Dialog me botën muslimane.” Në Berlin, Ministria e Jashtme është e bazuar kryesisht per këtë qëllim, në liderin e ri lokal të Vëllazërisë, Ibrahim el Zagiat dhe një specialist, Volker Perthes. Ky i fundit do të bëhet drejtor i institutit federal, Fondacioni për Shkencën dhe Politikën (SWP).
Detlev Mehlis akuzoi në emër të OKB-se presidentët e Libanit dhe Sirisë, Emile Lahoud dhe Bashar al-Asad, se vrane Rafik Haririn. Puna e tij bazohej në dëshmitë e rreme, zbulimi i të cilave e detyroi të jepte dorëheqjen. Në vitin 2005, Gjermania është e përfshirë në vrasjen e Rafik Haririt, duke siguruar armen e përdorur për ta vrarë. Ne vijim Gjermania ka kreun e misionit të hetimit të OKB-së, ish-prokurorin Detlev Mehlis dhe zëvendësin e tij, ish-policin Gerhard Lehmann, i cili ishte i përfshirë në ceshtjen e burgjeve sekrete të CIA-.
Në vitin 2008, kur CIA përgatiste luften civile siriane, Volker Perthes ftohet nga NATO në takimin vjetor të Klubit Bilderberg. Merr pjesë me një zyrtar sirian te CIA, Bassma Kodmani. U shpjegojne te pranishmeve gjithë interesin për Perëndimin për të përmbysur Republikën Arabe të Sirisë dhe të vendosin ne pushtet Vellezerit Muslimane.
Duke adoptuar gjuhën dyfishtë të Vëllazërisë, shkroi në vitin 2011 një artikull në New York Times ku tall presidentin Assad që beson se ka po shikon një “komplot” kundër vendit të tij. Në tetor të atij viti, ai mori pjesë në një takim të punëdhënësve turq të organizuar nga agjencia amerikane e inteligjencës Stratfor. Ai u paraqet bashkëbiseduesve burimet e naftës dhe gazit që mund të vjedhin në Siri.
Clemens von Goetze ( drejtori i Departamentit te 3 të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë) dhe Anwar Mohammed Gargash (Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe), në takimin e Grupit te Punes për shkaterrimin e ekonomisë siriane në Abu Dhabi. Duke zgjeruar këtë veper, Gjermania organizoi një takim të miqve sirianë në Abu Dhabi, të kryesuar nga një prej diplomatëve te saj, Clemens von Goetze. Ky i fundit ndau koncesionet e shfrytëzimit të ardhshëm që do t’u jepeshin fituesve kur NATO do të shkatërronte Republikën Arabe Siriane.
Në mesin e vitit 2012, Volker Perthes ngarkohet nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për të përgatitur “Ditën tjetër” (dmth. Qeverine që do të imponohej në Siri). Organizon takime në Ministrinë e Jashtme, me pjesëmarrjen e 45 zyrtarëve sirianë, duke përfshirë edhe të dashurën e tij Bassma Kodmani dhe Vellai Radwan Ziadeh, i cili erdhi posaçërisht nga Uashingtoni. Përfundimisht, Perthes bëhet një nga këshilltarët e Jeffrey Feltman në Kombet e Bashkuara. Prandaj, ai merr pjesë në të gjitha negociatat në Gjenevë.
Pozitat e Ministrisë së Jashtme gjermane përsëriten fjalë per fjale nga Agjencia Evropiane për Veprim të Jashtëm (EEAS) të Federica Mogherini. Kjo administratë, e udhëhequr nga një zyrtar i lartë francez, harton shënime konfidenciale për Sirinë për krerët e shteteve dhe qeverite të Bashkimit.
Në vitin 2015, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u bë mbrojtës i Vëllazërisë Myslimane, organizoi transferimin e më shumë se një milion njerëzve në Gjermani, në bazë të kërkesës së punëdhënësve industriale gjermane. Shumë prej këtyre emigrantëve janë sirianë, të cilët AKP nuk dëshiron më në vendin e tyre dhe Gjermania e të cilit dëshiron të shmangë kthimin në vendin e tyre.
>Kancelarja Angela Merkel do të jetë në Bejrut dhe Amman këtë javë për të folur për Sirinë.


Mora nje informacin qe nuk e kam ditur. Pergezime per kete pune cilesore dhe seroze.