{"id":239,"date":"2018-07-08T06:36:52","date_gmt":"2018-07-08T06:36:52","guid":{"rendered":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=239"},"modified":"2018-07-08T06:37:50","modified_gmt":"2018-07-08T06:37:50","slug":"orikumi-dhe-karaburuni-aty-ku-natyra-i-ka-ngritur-monument-vetvetes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=239","title":{"rendered":"Orikumi dhe Karaburuni, aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes"},"content":{"rendered":"<p>Orikumi dhe Karaburuni ndodhen midis Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb Lindje dhe Detit Jon n\u00eb Per\u00ebndim. Lart\u00ebsia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri n\u00eb 800 m mbi nivelin e detit. Pikat m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb Maja e Flamurit (826 m) e ajo e Caderes (839 m). Kjo zon\u00eb ka statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar, kategoria e IV. Zona e Karaburunit karakterizohet nga nj\u00eb diversitet biologjik dhe pejzazhor, i cili i dedikohet pozit\u00ebs gjeografike, orografis\u00eb, hidrografis\u00eb, vertikalitetit, kushteve tok\u00ebsore dhe klimatike t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kjo zon\u00eb mban habitate t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat nga ana e tyre p\u00ebrdoren nga nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm kafsh\u00ebsh (shpend e gjitar\u00eb) t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie komb\u00ebtare dhe rajonale p\u00ebr ruajtje. Zona e Karaburunit aktualisht gjendet af\u00ebr nj\u00eb popullate t\u00eb konsiderueshme ku qendra m\u00eb e madhe urbane \u00ebsht\u00eb qyteti i Orikumit. Mjedisi social ekonomik i zon\u00ebs \u00ebsht\u00eb pothuajse agrar, nd\u00ebrsa n\u00eb ver\u00eb merren me turiz\u00ebm.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-244 aligncenter\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/orikumi-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"556\" height=\"417\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/orikumi-300x225.jpg 300w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/orikumi-768x576.jpg 768w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/orikumi.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 556px) 100vw, 556px\" \/><\/p>\n<p>Banor\u00ebt p\u00ebrreth zon\u00ebs s\u00eb Karaburunit merren kryesisht me pem\u00ebtari, vreshtari, bim\u00eb foragjere, blegtori. Brenda zon\u00ebs Karaburun gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb dimrit, \u00ebsht\u00eb zhvilluar aktiviteti i blegtoris\u00eb (dhi e dh\u00ebn\u00eb). Duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e vetme nacionale q\u00eb lidh Vlor\u00ebn me Orikumin, Himar\u00ebn e me tej deri ne Sarand\u00eb, ajo ka favorin t\u00eb ofroj\u00eb pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj. T\u00eb dh\u00ebnat historike, shum\u00eb gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojn\u00eb se rajoni ka qen\u00eb nd\u00ebr me t\u00eb zhvilluarit dhe t\u00eb civilizuarit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut. Kjo v\u00ebrtetohet me gjetjet n\u00eb shtat\u00eb qytete antike mjaft t\u00eb pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.<\/p>\n<p>Orikumi antik dhe Orikumi modern. Nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb Orikumi, q\u00eb shtrihet n\u00eb bregun jugper\u00ebndimor t\u00eb Gjirit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e gadishullit t\u00eb Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb ul\u00ebt shk\u00ebmbore g\u00eblqerore n\u00eb fundin e nj\u00eb skele druri q\u00eb ndan nj\u00eb lagun\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga gjiri (Pasha-Liman). Nj\u00eb kanal, tani i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb lidhte lagun\u00ebn me detin.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-240 aligncenter\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Llogara-Pass-300x202.jpg\" alt=\"\" width=\"460\" height=\"310\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Llogara-Pass-300x202.jpg 300w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Llogara-Pass.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 460px) 100vw, 460px\" \/><\/p>\n<p>Orikumi ka qen\u00eb qytet antik i disa periudhave, q\u00eb nga ato greke, romake dhe deri n\u00eb mesjet\u00ebn e hershme. Sot ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb qytet modern, q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe gjall\u00ebri e nerv jetik me v\u00ebrshimin e\u00a0 turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb vend\u00ebs dhe t\u00eb huaj. Deri n\u00eb vitin 1956 s\u2019kish gj\u00eb prej gj\u00ebje p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb poste policie. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u nd\u00ebrtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rus\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vinin p\u00ebr baz\u00ebn e Pashalimanit dhe shqiptar\u00ebt, gjithsej 72 familje t\u00eb tyre. Dal\u00ebngadal\u00eb pun\u00ebt ec\u00ebn, kurse Pallati i Kultur\u00ebs, nj\u00eb ngrehin\u00eb tipike e stilit sllav, u inaugurua m\u00eb 15 gusht t\u00eb 1960. K\u00ebshtu u krijua Orikumi si qytet tipik socialist, me nd\u00ebrtesa interesante dhe njer\u00ebz tipik\u00eb, oficer\u00eb, marinar\u00eb dhe familjet e tyre.<\/p>\n<p>Me fundin e epok\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur baza u prish dhe banor\u00ebt mbet\u00ebn n\u00eb ato dy kat\u00ebshit e vjet\u00ebr, q\u00eb u nd\u00ebrtuan fillimisht p\u00ebr ushtarak\u00ebt rus\u00eb dhe koleg\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i m\u00ebsoi banor\u00ebt q\u00eb t\u2019i faleshin emigracionit, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur rregulloi sht\u00ebpit\u00eb dhe mendoi p\u00ebr turizmin sht\u00ebpiak. Fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb paqme t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, u shtrua rruga deri te baza, q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe sot ajo lidh vendin q\u00eb nga fundi i Unaz\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb qytetit dhe derisa p\u00ebrfundon n\u00eb hyrje t\u00eb Baz\u00ebs Ushtarake t\u00eb Pashalimanit n\u00eb krahun jugor t\u00eb Rrug\u00ebs Nacionale Orikum- Pashaliman. Tani banor\u00ebt e k\u00ebtij qyteti i k\u00ebnaqen plazhit t\u00eb paan\u00eb, q\u00eb shtrihet nga pran\u00eb Baz\u00ebs dhe vijon deri buz\u00eb qytetit, ku nj\u00eb rreth pallatesh t\u00eb t\u00ebra e kan\u00eb ndryshuar Orikumin krejt\u00ebsisht duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga atraksionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u00a0 pas bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs. Dhjet\u00ebra shitore t\u00eb vogla, rrethojn\u00eb qytetin, ku mbizot\u00ebrojn\u00eb merkatat e vogla, pijetoret, sikurse shum\u00eb \u201ckafe-internet\u201d. N\u00eb k\u00ebto mjedise, f\u00ebmij\u00ebt e brezave t\u00eb tashm\u00eb t\u00eb Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajn\u00eb gjall\u00eb fantazin\u00eb kibernetike dhe p\u00ebrcjellin trendin e mosh\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish t\u00eb vjet\u00ebr qytetin vog\u00eblan.<\/p>\n<p>Llogaraja. T\u00eb shkosh n\u00eb plazhet e gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs nga Uji i ftoht\u00eb e deri n\u00eb Orikum dhe t\u00eb mos l\u00ebsh nj\u00eb pjes\u00eb nga koha jote p\u00ebr n\u00eb Llogara, mos thuaj isha n\u00eb Vlor\u00eb. Duhen prekur kufijt\u00eb e \u00ebndrr\u00ebs. Nj\u00eb vakt n\u00eb Llogara, m\u00ebngjes apo drek\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse. Ushqimet blegtorale bio k\u00ebtu jan\u00eb fantastike, ose, ndoshta\u00a0 k\u00ebshtu t\u00eb duket mes freskis\u00eb s\u00eb pishave, q\u00eb nga mishi i pjekur n\u00eb hell,\u00a0 nga djathi, gjiza, salca e l\u00ebkur\u00ebs e deri te harapashi, gatim tradicional i zon\u00ebs me t\u00eb p\u00ebrbrendshmet e qengjit, miell\u00a0 misri dhe gjalp\u00eb. K\u00ebnaq\u00ebsia tjet\u00ebr m\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb mbi Dukat e deri n\u00eb qaf\u00eb sip\u00ebr, ku duket Riviera, fshatrat e Himar\u00ebs, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.\u00a0 E shijon k\u00ebt\u00eb mrekulli me makin\u00eb, natyrisht duke ecur ngadal\u00eb, por edhe duke zbritur here pas here nga makina p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dor\u00eb \u00e7aj apo rigon mali, apo p\u00ebr t\u00eb soditur pishat, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb er\u00ebs, i ngjajn\u00eb nj\u00eb flamuri t\u00eb shpalosur, dhe bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ato quhen pisha flamur. N\u00eb qoft\u00eb se je i ngesh\u00ebm dhe kurioz mund t\u00eb hysh thell\u00eb n\u00eb pyll dhe t\u00eb relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bim\u00ebsin\u00eb q\u00eb gjen atje. Nd\u00ebrsa po vajte te km 31 i rrug\u00ebs Sarand\u00eb-Vlor\u00eb, ne dalje t\u00eb Parkut, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs kryesore, ndodhet Pisha Flamur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur Monument Natyre dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e dallueshme. Ajo ndodhet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb 910 m mbi nivelin e detit, ka nj\u00eb mosh\u00eb mbi 100 vje\u00e7are dhe\u00a0 mbart vlera unikale, si vep\u00ebr artistike e er\u00ebrave t\u00eb Jugut. \u00cbsht\u00eb e gjat\u00eb 17 m, ka perimet\u00ebr 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e vizitor\u00ebve vendas e t\u00eb huaj dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb guida t\u00eb ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht k\u00ebtu nuk mund t\u00eb rrish pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto, me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u2019u mburresh miqve n\u00eb rrjetet sociale, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cA e shihni ku kam qen\u00eb un\u00eb\u201d?!&#8230;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-242 aligncenter\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/auto_08orikum1488978478-300x158.jpg\" alt=\"\" width=\"422\" height=\"222\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/auto_08orikum1488978478-300x158.jpg 300w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/auto_08orikum1488978478-768x404.jpg 768w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/auto_08orikum1488978478.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 422px) 100vw, 422px\" \/><\/p>\n<p>Karaburuni, \u201cmolla e ndalueme\u201d. Kjo perl\u00eb e natyr\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptar\u00ebt po ngelet e mbyllur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe turist\u00ebt e huaj. Vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta vizitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nisur nga informacionet e marra n\u00eb internet, por nga deti \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe me kosto t\u00eb lart\u00eb, nga toka \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb postblloku ushtarak i Pashalimanit. Spostimi i k\u00ebtij postblloku ka qen\u00eb edhe nj\u00eb prej k\u00ebrkesave kryesore t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Dukatit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pronat e tyre n\u00eb Karaburun. N\u00eb fakt, i gjith\u00eb Gadishulli i Karaburunit po q\u00ebndron jofunksional pa t\u00eb drejt\u00eb, kur ekzistojn\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb turizmit. Si duket interesa t\u00eb caktuara mbajn\u00eb peng plazhet e virgj\u00ebr dhe bukurit\u00eb natyrore t\u00eb gadishullit interesant n\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet.<\/p>\n<p>Kisha e Marmiroit. Ka shum\u00eb objekte me vlera historike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Pushuesit q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb gjirin e Vlor\u00ebs dhe Orikum, ve\u00e7 plazhit, n\u00eb or\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb dit\u00ebs mund t\u00eb vizitojn\u00eb edhe objekte historike q\u00eb ndodhen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn si; n\u00eb fund t\u00eb gadishullit t\u00eb Karaburunit, aty ku ai bashkohet me lugin\u00ebn e Dukatit gjendet nj\u00eb objekt kulti i vetmuar, i nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb kod\u00ebr fare pran\u00eb bregut t\u00eb detit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kish\u00eb bizantine me kupol\u00eb, nd\u00ebrtimi i s\u00eb cil\u00ebs datohet diku ne shek. XII. P\u00ebr t\u00eb vizituar Kish\u00ebn e Marmiroit ndiqet rruga q\u00eb p\u00ebrshkon qytetin e Orikumit deri tek pompat e uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe prej andej ndiqet rruga q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb rreze t\u00eb kanalit.<\/p>\n<p>Gramata. Gjiri i \u00e7uditsh\u00ebm i Gramat\u00ebs (ose si\u00e7 thirret nga vendasit, Gjiri i Gram\u00ebs) ndodhet rr\u00ebz\u00eb shpatit per\u00ebndimor t\u00eb Gadishullit t\u00eb Karaburunit. Nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb pabanuar ku mund t\u00eb ec\u00ebsh me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb rrug\u00eb k\u00ebmb\u00ebsore. N\u00eb antikitet, q\u00eb nga shek. VI p.e.r. shk\u00ebmbinjt\u00eb masiv\u00eb q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb gji kan\u00eb sh\u00ebrbyer si gurore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e qyteteve. N\u00eb muret e tij t\u00eb gurta, gjenden shkrime t\u00eb marinar\u00ebve q\u00eb i shprehin falenderimin per\u00ebndis\u00eb Poseidon. Sot p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb vler\u00eb unikale p\u00ebr detin e Mesdheut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ndodhet gjithashtu edhe shpella e Gram\u00ebs, muret e gurta t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrmbajn\u00eb vizatime dhe shkrime, shumica e t\u00eb cilave i referohen mikpritjes vendase.<\/p>\n<p>Kalaja e Gjon Bo\u00e7arit. Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pran\u00eb fshatit Tragjas. P\u00ebrb\u00ebhet nga dy kulla gjasht\u00ebk\u00ebndore n\u00eb skajet veriper\u00ebndimore dhe juglindore. Ka nj\u00eb gjat\u00ebsi prej rreth 50 metra, me mure 5 met\u00ebr t\u00eb lart\u00eb dhe 1.25 met\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kala Princesha e Kanin\u00ebs dhe e Vlor\u00ebs, Rugjina e Balshajve, pati rezidenc\u00ebn e fundit ndaj pushtueseve Osman\u00eb n\u00eb vitin 1417. P\u00ebr t\u00eb vizituar k\u00ebt\u00eb monument kulture ndiqet rruga q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb fshatin Tragjas.<\/p>\n<p>Kullat e Dervish Aliut. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Dukat ndodhet nj\u00eb kompleks nd\u00ebrtimor me vlera historike. Banesa \u00ebsht\u00eb e tipit Kull\u00eb, q\u00eb i ngjan nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebze t\u00eb fortifikuar. I nd\u00ebrtuar n\u00eb fillim t\u00eb shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kund\u00ebr reformave t\u00eb Tanzimatit n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve 1847-1848. \u201cI flet Pashait mbi kal\u00eb&#8230;\u201d, thot\u00eb k\u00ebnga e popullit, duke treguar me dy fjal\u00eb se me k\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb!..<\/p>\n<p>Shpella e Haxhi Alis\u00eb. Ndodhet n\u00eb gadishullin e Karaburunit n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kepit t\u00eb Gjuh\u00ebz\u00ebs. Shpella e Haxhi Alis\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur ndryshe shpella ilirike. Thuhet se nj\u00eb luft\u00ebtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashk\u00eb me t\u00eb birin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shpell\u00eb. Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashk\u00ebpunuar me barinjt\u00eb, mbronin tregtaret dhe udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kalonin nga ato an\u00eb. Edhe sot anijet q\u00eb kalojn\u00eb pran\u00eb shpell\u00ebs i bien siren\u00ebs n\u00eb nderim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rrapet e Izvorit. N\u00eb fund t\u00eb Tragjasit jan\u00eb shtat\u00eb rrepe t\u00eb mbjell\u00eb, ndoshta, para 250 vjet\u00ebsh. P\u00ebrmasat e rrapit m\u00eb t\u00eb madh jan\u00eb; lart\u00ebsia 60 m, diametri maksimal 2 m, perimetri i trungut 10 m dhe kurora e rrapit ka nj\u00eb diamet\u00ebr pre 40 m. N\u00eb rrepet e Izvorit organizoheshin takimet dhe kuvendet e popullit. Rrapet e Izvorit jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb dalluesh\u00ebm nga rruga kryesore.<\/p>\n<p>Shpella e Duk\u00eb Gjonit. Kjo shpell\u00eb ndodhet n\u00eb faqen jugore t\u00eb Gadishullit t\u00eb Karaburunit n\u00eb vendin e quajtur Petrun\u00eb, 400 m mbi nivelin e detit. At\u00eb e ndajn\u00eb n\u00eb disa salla e kate stalaktidet e stalagmitet. N\u00eb sall\u00ebn e par\u00eb ndodhet nj\u00eb burim i vog\u00ebl q\u00eb ka uj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Kjo shpell\u00eb ka bukuri t\u00eb rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike.<\/p>\n<p>#ZylyftarHoxha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Orikumi dhe Karaburuni ndodhen midis Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb Lindje dhe Detit Jon n\u00eb Per\u00ebndim. Lart\u00ebsia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri n\u00eb 800 m mbi nivelin e detit. &hellip; <a href=\"http:\/\/revolucioni.com\/?p=239\" class=\"more-link\">Read More<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,4],"tags":[66,65,21],"class_list":["post-239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-udhetim-treva","tag-karaburuni","tag-orikumi","tag-revolucioni","entry"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=239"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":246,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/239\/revisions\/246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/241"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}