{"id":213,"date":"2018-06-30T08:20:08","date_gmt":"2018-06-30T08:20:08","guid":{"rendered":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=213"},"modified":"2018-07-04T17:51:10","modified_gmt":"2018-07-04T17:51:10","slug":"mirdita-virgjeresha-malore-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=213","title":{"rendered":"Mirdita, virgj\u00ebresha malore e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mirdita, nj\u00eb nga krahinat m\u00eb t\u00eb virgj\u00ebra dhe m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Shqip\u00ebri, me pasuri t\u00eb gjithanshme mbi e n\u00ebntok\u00ebsore, me burime dhe klim\u00eb malore t\u00eb lakmueshme, me flor\u00eb e faun\u00eb t\u00eb pasur, fton e pret miq, si\u00e7 di t\u00eb pres\u00eb ajo. Autostrada Durr\u00ebs-Morin\u00eb, rreth 70 km t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrshkojn\u00eb mes p\u00ebr mes territorin e Mirdit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shans q\u00eb krijon mund\u00ebsi p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e resurseve turistike malore q\u00eb ka Mirdita. Gjithashtu veprat e shumta t\u00eb artit, i japin bukuri t\u00eb rrall\u00eb gjith\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Fanit t\u00eb Vog\u00ebl q\u00eb e p\u00ebrshkon.<\/p>\n<figure id=\"attachment_214\" aria-describedby=\"caption-attachment-214\" style=\"width: 345px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-214\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/5-300x175.jpg\" alt=\"\" width=\"345\" height=\"201\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/5-300x175.jpg 300w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/5-768x449.jpg 768w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/5-1024x598.jpg 1024w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/5.jpg 1426w\" sizes=\"auto, (max-width: 345px) 100vw, 345px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-214\" class=\"wp-caption-text\">Aktivitet Kulturor, Mirdit\u00eb<\/figcaption><\/figure>\n<p>Relievi i k\u00ebsaj zone n\u00eb gjith\u00eb brezin gjeografik, q\u00eb nga bjeshka e Ka\u00e7inarit, Munella, Zepa, Bjeshk\u00ebt e Oroshit, Valmor, Kroi i Bardh\u00eb e deri n\u00eb maj\u00ebn e Kunor\u00ebs, dallohet p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm t\u00eb proceseve karstike. M\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb Lugina e P\u00ebrroit t\u00eb Urak\u00ebs (deg\u00eb e lumit Mat), n\u00eb shpatet e s\u00eb cil\u00ebs ndodhen disa nga shpellat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb brez num\u00ebrohen me dhjet\u00ebra shpella, secila m\u00eb interesante se tjetra dhe shum\u00eb t\u00eb komplikuara. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme nga njer\u00ebz jo specialist\u00eb, n\u00eb shpell\u00ebn e M\u00ebrkurthit jan\u00eb zbuluar gjetje arkeologjike q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs s\u00eb neolitit, por fatkeq\u00ebsisht k\u00ebto gjetje nuk kan\u00eb ngjallur interesim tek specialist\u00ebt e fush\u00ebs. B\u00ebn p\u00ebrjashtim shpella Kusia e Ndue Gjonit n\u00eb mes t\u00eb M\u00ebrkurthit dhe Kurbneshit, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb P\u00ebrroit t\u00eb Urak\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb zbuluar dhe studiuar m\u00eb 1994 nj\u00eb grup speleolog\u00ebsh t\u00eb Rom\u00ebs, bashk\u00eb me speleolog\u00eb shqiptar\u00eb. Studimi ende nuk ka p\u00ebrfunduar. Sipas studiuesve, shpella ka vlera t\u00eb m\u00ebdha shkencore, kulturore, didaktike e turistike. Prandaj \u00ebsht\u00eb shpallur monument natyror.<\/p>\n<p>N\u00ebnshejti-Fush\u00eblugje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl p\u00ebr nga numri i sht\u00ebpive, por i madh p\u00ebr nga bukurit\u00eb natyrore q\u00eb e rrethojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb e pran\u00eb mali, pylli, ara, shk\u00ebmbinjt\u00eb e bardh\u00eb, blloqe lajthish, sht\u00ebpit\u00eb karakteristike me dyer te stolisura nga dalta e mjesht\u00ebrve t\u00eb gurit, burime ujore t\u00eb kristalta. N\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb e bardh\u00eb n\u00eb an\u00eb t\u00eb fshatit, kan\u00eb gjetur folen\u00eb shum\u00eb pisha q\u00eb kan\u00eb dekoruar bukur faqet e shk\u00ebmbinjve masiv\u00eb, thua se i ka q\u00ebndisur dora e nj\u00eb artisti. N\u00eb verilindje t\u00eb N\u00ebnshejtit, pasi kalon l\u00ebndina e blloqe lajthish, nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jep liqeni i Konajt, q\u00eb duket si sy magjik n\u00eb mes t\u00eb gur\u00ebve t\u00eb bardhe. Maja e Shelbuemit dhe Shkalla e Shejtit, me gjurm\u00ebt e nj\u00eb historie t\u00eb lasht\u00eb, zbresin me pjerrt\u00ebsi nga ana e N\u00ebnshejtit q\u00eb t\u00eb krijon pamjen e nje ekrani me shum\u00eb ngjyra. Kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, k\u00ebto zbresin but\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis karstik me forma t\u00eb ndryshme relievi, si gropa, hinka pran\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs q\u00eb ngjan\u00eb me hojet e blet\u00ebs. N\u00eb mesin e k\u00ebtij mjedisi, jo shum\u00eb larg nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, ndodhet Shpella e Akullit dhe ajo e St\u00ebrqok\u00ebve. Secila ka nj\u00eb histori.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-215 aligncenter\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/45cb6db9143c7b9a734da5566f1b0346-198x300.jpg\" alt=\"\" width=\"198\" height=\"300\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/45cb6db9143c7b9a734da5566f1b0346-198x300.jpg 198w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/45cb6db9143c7b9a734da5566f1b0346.jpg 632w\" sizes=\"auto, (max-width: 198px) 100vw, 198px\" \/><br \/>\nPas dy kilometrave, n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes shfaqet Fusha e Lugjeve, nj\u00eb rrafshnalt\u00eb me nj\u00eb lart\u00ebsi 1150 m mbi nivelin e detit, me nj\u00eb tjet\u00ebr panoram\u00eb josh\u00ebse, e rrethuar me kodrina ovale t\u00eb mbuluar me bar q\u00eb gjelb\u00ebron gjat\u00eb gjith\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, me nj\u00eb lart\u00ebsi relative 100-150 m. N\u00eb mes t\u00eb fush\u00ebs nj\u00eb burim uji dhe, pak m\u00eb n\u00eb lindje, nj\u00eb rezervuar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb liqeni t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ia shton bukurin\u00eb k\u00ebtij mjedisi. Tufat e blet\u00ebve q\u00eb gum\u00ebzhijn\u00eb me at\u00eb melodin\u00eb e tyre, sikur u k\u00ebndojn\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebris\u00eb s\u00eb luleve, q\u00eb vizitojn\u00eb n\u00eb flladin e bjeshk\u00ebs q\u00eb freskon gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs. N\u00eb verilindje t\u00eb Fushlugjve ka edhe lart\u00ebsi deri 1500 m me nj\u00eb sheshpamje t\u00eb gjer\u00eb. Kat\u00ebr-pes\u00eb kilometra m\u00eb n\u00eb lindje, pasi kalon pyllin e Frashit (me pisha e ahe) duket fshati i vog\u00ebl Lajthiz\u00eb, mjaft piktoresk, i lidhur s\u00eb fundi me rrug\u00eb makin\u00eb t\u00eb rregullt.<br \/>\nDuhet n\u00ebnvizuar fakti se p\u00ebr vlerat q\u00eb ka bjeshka e Oroshit, si pasuri komb\u00ebtare, 4700 ha, me shume te drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur Rezerv\u00eb e Resurseve t\u00eb Menaxhuara (sipas Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave Nr.102, dat\u00eb 15.01.1996), q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se mbrohet nga shteti. Por t\u00eb thuash t\u00eb drejt\u00ebn, mbrojtja k\u00ebtu \u00e7alon. Po rr\u00ebnohet pylli nga prerjet pa kriter, nuk ka rip\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb pyllit, nuk pastrohen drur\u00ebt e djegur e tjer\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 N\u00ebnshejtit e Lajthiz\u00ebs, jan\u00eb edhe fshatrat Nd\u00ebrshen\u00eb, Sh\u00ebngjin e Lari, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb turizmin familjar. Mikpritja n\u00eb tradit\u00ebn e mirditorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga virtytet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb hershme. Por turizmi familjar p\u00ebr mirditor\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e re, q\u00eb k\u00ebrkon edhe parap\u00ebrgatitje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb mjedisi t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr turist\u00ebt. Kjo zon\u00eb nuk ka vet\u00ebm natyr\u00ebn e bukur, por edhe nj\u00eb histori qindra vje\u00e7are. Edhe pylli, edhe guri, edhe majat e maleve e kan\u00eb nj\u00eb histori. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flasin qart\u00eb edhe toponimet e shumta, q\u00eb ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Mirdita ka edhe shum\u00eb qendra arkeologjike si n\u00eb Prosek, P\u00ebrlat e Bukmir\u00eb, Kod\u00ebr Rr\u00ebshen dhe Buk\u00ebl.<\/p>\n<p>T\u00eb njohura n\u00eb harta dhe si Bjeshk\u00ebt e Kuzhnenit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bllok t\u00eb pandar\u00eb Bjeshk\u00ebt e Ka\u00e7inarit me bjeshk\u00ebt e T\u00ebrbunit (Puk\u00eb), me maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb at\u00eb t\u00eb Su\u00e7elit l476 metra. Bjeshka e Ka\u00e7inarit shtrihet n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb lumit Fani i Madh. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nj\u00eb bjeshk\u00eb nga m\u00eb interesantet n\u00eb Veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vog\u00ebl), Fush\u00ebn Gjobardh, Fush\u00eb Ben\u00ebn, Livadhin e Hamzit etj. \u00cbsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr disa dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb l\u00ebnda pyjore e saj, si dhe bim\u00ebt industriale qershigla, k\u00ebrpudha etj. Burimet ujore t\u00eb k\u00ebsaj bjeshke sigurojn\u00eb bim\u00ebsi t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Ka\u00e7inar, Arr\u00ebs, Shtuf, Sh\u00ebngjergj, Gjazuj. Nga kjo bjeshk\u00eb nis burimi i lumit t\u00eb Gjadrit q\u00eb p\u00ebrshkon Zadrim\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kufizohet Mirdita n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb saj.<br \/>\nAto q\u00eb po p\u00ebrmendim n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jan\u00eb pak, p\u00ebr bukurit\u00eb dhe resurset turistike mund t\u00eb flas\u00eb vet\u00ebm ai q\u00eb i ka par\u00eb. Por p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00ebnvleft\u00ebsimi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb e i duksh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e zhvillimit t\u00eb turizmit malor, por kan\u00eb mbetur vet\u00ebm fjal\u00eb. Ende asnj\u00eb mas\u00eb konkrete p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij tregu kaq t\u00eb nevojsh\u00ebm, nga i cili p\u00ebrfiton shteti, biznesi dhe komuniteti vendas. \u00cbsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet se k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me paaft\u00ebsi, mosnjohje, indiferentiz\u00ebm, apo t\u00eb gjitha s\u00eb bashku?!<br \/>\nKroi i Bardh\u00eb, uj\u00eb apo ila\u00e7!?&#8230;<br \/>\nN\u00eb mes t\u00eb malit t\u00eb Didhes e t\u00eb Kunor\u00ebs ndodhet nj\u00eb burim uji q\u00eb njihet me emrin: Kroi i Bardh\u00eb. Uj\u00ebt e Kroit t\u00eb Bardh\u00eb ka vlera t\u00eb rralla kurative, pasi ndikon n\u00eb sh\u00ebrimin e disa s\u00ebmundjeve, si atyre t\u00eb rrug\u00ebve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. T\u00ebrheq\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe mjedisi turistik e ekologjik i k\u00ebsaj pike turistike t\u00eb Selit\u00ebs. Kroi i Bardh\u00eb frekuentohet prej m\u00eb se 25 vjet\u00ebsh nga vizitor\u00eb, pushues t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, megjith\u00ebse ende nuk ka kushte dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb investimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb turistike t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb n\u00ebnkupton ndonj\u00eb kamping, hotel e mjedise t\u00eb tjera p\u00ebr frekuentuesit, por deri sot nuk \u00ebsht\u00eb realizuar di\u00e7ka e till\u00eb. Vendburimi i Kroit t\u00eb Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb 1 350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra\/min dhe temperatur\u00eb 3-4\u00b0. Uji kalon midis shk\u00ebmbinjve ultrabazik\u00eb, duke p\u00ebrfituar p\u00ebrmbajtje mineralogjike t\u00eb larmishme q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km n\u00eb lindje t\u00eb Rr\u00ebshenit.<\/p>\n<p><strong>Gj\u00ebra q\u00eb rrall\u00eb i gjen si n\u00eb Mirdit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rrethi verior i Mirdit\u00ebs me qend\u00ebr Rr\u00ebshenin, vet\u00ebm 1 or\u00eb larg kryeqytetit, ofron turiz\u00ebm kulturologjik mjaft t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr shijuesit e natyr\u00ebs, aventur\u00ebs dhe kultur\u00ebs.<br \/>\nTrash\u00ebgimi historike. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb apasionuarit pas historis\u00eb, lasht\u00ebsis\u00eb, rr\u00ebnojave, mund t\u00eb zbulojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb pasur n\u00ebp\u00ebrmjet udh\u00ebnajave q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt vendeve t\u00eb kuvendeve, drejt abacive t\u00eb famshme t\u00eb Roshit, t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb, kuvendit fran\u00e7eskan t\u00eb Rubikut dhe n\u00eb disa kisha t\u00eb tjera, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebr rr\u00ebnoja.<br \/>\nTrash\u00ebgimi kulturore. Turizmi i kullave si banesa tipike t\u00eb mal\u00ebsive t\u00eb veriut, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb ngjall krejt tjet\u00ebr gjendje kur n\u00eb oborret e tyre k\u00ebrcejn\u00eb gra dhe burra, me veshjet origjinale qindra vje\u00e7are plot kolorite t\u00eb zon\u00ebs. Improvizimi i dasm\u00ebs Mirditore, muzika folklorike, ushqimet bio dhe bukurit\u00eb natyrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e turist\u00ebve t\u00eb huaj, t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb bashkuar valltar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs. Turist\u00eb t\u00eb ardhur nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, e kan\u00eb cil\u00ebsuar Mirdit\u00ebn si nj\u00eb zon\u00eb ku atraksioni \u00ebsht\u00eb i madh p\u00ebr shkak t\u00eb zonave t\u00eb virgj\u00ebra q\u00eb ajo ka. Ata shprehen s\u00eb do t\u00eb rikthehen n\u00eb Mirdit\u00eb, nd\u00ebrsa do ta promovojn\u00eb zon\u00ebn edhe n\u00eb vendet ku ata jetojn\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb shum\u00eb e bukur, dhe jemi t\u00eb befasuar nga ky organizim perfekt. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ruajtur m\u00eb s\u00eb miri tradita, ka nj\u00eb mikpritje bujare, ndaj un\u00eb do t\u00eb rikthehem s\u00ebrish\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur i entuziazmuar nj\u00eb turist \u00e7ek n\u00eb fund t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Mrekulli natyrore.<\/p>\n<p>Guida e peizazheve natyrore \u00ebsht\u00eb po ashtu interesante. Vizita n\u00ebp\u00ebr shpellat e lasht\u00ebsis\u00eb, ajo e M\u00ebrkurthit, e Valit n\u00eb Kthel, tek uj\u00ebsjell\u00ebsi unikal n\u00eb Ballkan, 600-vje\u00e7ar n\u00eb Dom Gjon, te shpella e akullit n\u00eb Rosh dhe gjetk\u00eb, si \u201cde javu\u201d materialeve t\u00eb vendbanimeve t\u00eb para. Lumenjt\u00eb dhe gurrat k\u00ebtu kan\u00eb uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr si kristali.<br \/>\nMikpritja. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb mikprit\u00ebs, por mirditor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre, nj\u00eb mikpritje q\u00eb nuk e gjen gjetk\u00eb si aty.<\/p>\n<p>Ushqim natyral<\/p>\n<p>Me toka t\u00eb pakta n\u00eb Mirdit\u00eb ruhen ende far\u00ebrat e vjetra si t\u00eb perimeve ashtu edhe t\u00eb frutave. Nd\u00ebrsa produktet blegtorale rrjedhin nga kullotat e ashpra alpine. N\u00ebp\u00ebr familje, por edhe lokale, sh\u00ebrbehen vet\u00ebm prodhime bio.<br \/>\nGjahtar\u00ebt, lejen dhe&#8230; Po shkove n\u00eb Mirdit\u00eb mos harro t\u00eb marr\u00ebsh \u00e7iften (n\u00ebse e ke me leje dhe \u00ebsht\u00eb sezoni i gjuetis\u00eb), dhe do t\u00eb k\u00ebnaqesh me gjah t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb rrall\u00eb. K\u00ebtu i gjen t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt dhe shpend\u00ebt e egra q\u00eb ndodhen n\u00eb Ballkan<br \/>\nTerrene p\u00ebr Rafting, Rally, Hiping etj. P\u00ebr shkak t\u00eb terrenit t\u00eb kombinuar, malor kodrinor dhe lugina lumenjsh k\u00ebtu ka kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebto lloje sportesh.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-216 aligncenter\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/DSC_4584-300x201.jpg\" alt=\"\" width=\"337\" height=\"226\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/DSC_4584-300x201.jpg 300w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/DSC_4584-768x514.jpg 768w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/DSC_4584-1024x685.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 337px) 100vw, 337px\" \/><\/p>\n<p><strong>T\u00eb huajt p\u00ebr Mirdit\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ve\u00e7orit\u00eb e Mirdit\u00ebs t\u00eb natyr\u00ebs dhe t\u00eb njer\u00ebzve kan\u00eb folur shum\u00eb personalitete t\u00eb kultur\u00ebs, artit dhe politik\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, q\u00eb kan\u00eb studiuar apo shkelur n\u00eb t\u00eb. P\u00ebr efekt vendi, ne do nuk do t\u00eb sjellim shkurt disa prej konsideratave t\u00eb tyre:<br \/>\nAmi Bue, etnograf, gjeolog, udh\u00ebtar francez: \u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb vizitosh trevat e pavarura t\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb fortifikatat e tyre malore, ku k\u00ebmba e osman\u00ebve kurr\u00eb nuk ka mundur t\u00eb shkel\u00eb. Aty v\u00ebrejm\u00eb institucionet q\u00eb ekzistonin q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb gjendeshin n\u00eb Skotland\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb mesme, atje mund ta njohim m\u00eb mir\u00eb shqiptarin e v\u00ebrtet\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nArtur Mur, studiues, udh\u00ebtar: \u201cMirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018bot\u00eb\u2019 aq e \u00e7uditshme n\u00eb Europ\u00eb sa q\u00eb meriton t\u00eb studiohet me kujdes. \u00cbsht\u00eb krejt indipendente dhe e ka mbrojtur k\u00ebt\u00eb m\u00ebveht\u00ebsi shekuj me radh\u00eb\u201d.<br \/>\nTobias Svenningsen, albanolog: \u201cN\u00eb albanologji Mirdita njihet si nj\u00eb nga qendrat kryesore t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare\u201d\u2026<br \/>\nSami Frash\u00ebri: \u201cMirditor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb katolik\u00eb, burra besnik\u00eb e trima\u2026\u201d<br \/>\nJohan Hahn, albanolog, gjuh\u00ebtar austriak: \u201cMirditor\u00ebt nuk pranuan ta njohin sulltanin si t\u00eb par\u00eb edhe mbasi ra Shkodra, ndaj dhe sot \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb shtet i vog\u00ebl m\u00eb vete n\u00ebn trash\u00ebgimtar\u00ebt e princit\u2026tek ata, nd\u00ebrgjegja e origjin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrb\u00ebn parimin baz\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore, ata jan\u00eb fise t\u00eb v\u00ebrteta\u2026\u201d<br \/>\nFranc Nopcha, studiues, albanolog anglez: \u201cMirditor\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb zgjuarsi t\u00eb madhe gati-sgati t\u00eb pashpjegueshme n\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nAugust Degrand, konsull francez n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb shek. e 19-t\u00eb: \u201cN\u00eb k\u00ebng\u00ebt shqiptare kur vajtohet nj\u00eb betej\u00eb e humbur, heronjt\u00eb e r\u00ebn\u00eb, p\u00ebr d\u00ebshtimin e p\u00ebsuar ia v\u00ebn\u00eb fajin munges\u00ebs s\u00eb mirditor\u00ebve n\u00eb radh\u00ebt e tyre\u201d<br \/>\nVisaret e Kombit: \u201cVajet e Mirdit\u00ebs jan\u00eb n\u00eb za. Mirditorja qan theksh\u00ebm\u2026q\u00eb t\u00eb ban me kujtue disi poet\u00ebt e motsh\u00ebm: elegjinat e Tibulit e ma mir\u00eb t\u00eb grek\u00ebrve t\u00eb vjet\u00ebr\u201d.<br \/>\nSimon Jubani: \u201cKam qen\u00eb famullitar n\u00eb Ungrej me 15 katunde. Mirditasit jan\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb fetar\u00eb e komb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kam njohur\u2026\u201d<br \/>\nPeter Bartl, albanolog gjerman: \u201cKushdo q\u00eb merret me historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t&#8217;ia dilte m\u00eb an\u00eb pa u marr\u00eb me Mirdit\u00ebn\u2026\u201d<\/p>\n<p>#Zylyftar Hoxha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mirdita, nj\u00eb nga krahinat m\u00eb t\u00eb virgj\u00ebra dhe m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Shqip\u00ebri, me pasuri t\u00eb gjithanshme mbi e n\u00ebntok\u00ebsore, me burime dhe klim\u00eb malore t\u00eb lakmueshme, me flor\u00eb e &hellip; <a href=\"http:\/\/revolucioni.com\/?p=213\" class=\"more-link\">Read More<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":217,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3,1,4],"tags":[60,21],"class_list":["post-213","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-lajme","category-udhetim-treva","tag-qyteti-i-mirdites","tag-revolucioni","entry"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=213"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/213\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":231,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/213\/revisions\/231"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/217"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}