{"id":154,"date":"2018-06-12T11:06:53","date_gmt":"2018-06-12T11:06:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=154"},"modified":"2018-06-12T11:07:04","modified_gmt":"2018-06-12T11:07:04","slug":"ekskluziv-biografia-e-plote-e-familjes-sina","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/revolucioni.com\/?p=154","title":{"rendered":"Ekskluzive! Biografia e plot\u00eb e Familjes &#8220;SINA&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Familja Sina<\/p>\n<p>Midis vlleheve, Voskopojaret konsideroheshin si m\u00eb t\u00eb aft\u00ebt e m\u00eb t\u00eb kultivuarit. Perbenin nj\u00eb lloj aristokracie mes tyre.<br \/>\nNdikimi grek, jo vetem kulturor, ishte shum\u00eb i madh n\u00eb Voskopoje, sikunder edhe ne vendbanimet e tjera m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Duket se qysh prej vitit 1750 ka patur disa l\u00ebvizje per clirim nga zgjedha osmane, ku turqit u p\u00ebrgjigj\u00ebn me kundermasa. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shume familje vllahe nga Voskopoja dhe zonat p\u00ebrreth emigruan m\u00eb shum\u00eb n\u00eb veri dhe n\u00eb per\u00ebndim. K\u00ebta Voskopojare jan\u00eb ata qe themeluan tregun e Prekos ne Serbi dhe luajten nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb spikatur n\u00eb jet\u00ebn publike. Dhe sot, pasardh\u00ebsit e tyre jan\u00eb pothuajse pa perjashtim njer\u00ebz jasht\u00ebzakonisht t\u00eb respektuar n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb publike. Familja me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merremi ne vijim ka jetuar n\u00eb zonat tona &#8211; t\u00eb pakt\u00ebn jo p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Por me emrin e saj lidhet pasuria, reputacioni dhe r\u00ebnd\u00ebsia e disa prej sht\u00ebpive tona t\u00eb biznesit.<br \/>\nMbi t\u00eb gjitha, megjithat\u00eb, ishte ndikimi moral i k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb tregun ton\u00eb.<\/p>\n<p>Emrin e k\u00ebsaj familjeje, arvanitovllehet dhe ata qe ishin greqizuar e kishin si shembull p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe e promovonin si ideal te &#8221;shpirtit t\u00eb madh tregtar&#8221; dhe aft\u00ebsive.<br \/>\nFamilja Sina u largua nga Voskopoja n\u00eb vitin 1750 dhe q\u00ebndroi fillimisht n\u00eb Sarajev\u00eb, dhe m\u00eb pas, p\u00ebrmes Slavonski Brod, arriti n\u00eb Viene. N\u00eb Sarajev\u00eb, u lind Simon Gjergj Sina (1753) themelues i nje prej sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bankare dhe komerciale jo vet\u00ebm Austri, por ne te gjith\u00eb bot\u00ebn. Sht\u00ebpia bankare deri n\u00eb zhdukjen e saj mbajti emrin e themeluesit. Se cilet ishin prind\u00ebrit e tij dhe me \u00e7far\u00eb merreshin eshte e panjohur p\u00ebr ne.<br \/>\nNuk dihet kur ai erdhi n\u00eb Vien\u00eb dhe kur u b\u00eb qytetar i Vien\u00ebs.<\/p>\n<p>Duket se ka ardhur shum\u00eb i ri, perderisa i biri i tij Gjergj, lindi n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb vitin 1782. Viena, per shkak te kushteve qe mbizoteronin ne Evropen Per\u00ebndimore ishte kthyer nga aspekti i tregtis\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Prej fillimit te Revolucionit Francez, n\u00eb Per\u00ebndim kishte pothuajse gjithmon\u00eb luft\u00eb dhe Austria s\u00eb shpejti do te p\u00ebrfshihej n\u00eb k\u00ebto luftera. Megjith\u00ebse Austria ka humbur shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto luft\u00ebra rajonet e saj kufitare, nga pik\u00ebpamja tregtare, r\u00ebnd\u00ebsia e saj, sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit, u rrit ndjesh\u00ebm. Mallrat q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb Evropa i merrte nga Anglia, sidomos pambuk dhe duhan do te duhej t&#8217;i merrte tashme nga rrug\u00ebt tok\u00ebsore e kjo mund te behej vet\u00ebm p\u00ebrmes Turqis\u00eb. Organizimi i nj\u00eb tregtie t\u00eb till\u00eb mundej te behej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Austris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, shtetasit ortodokse te Sulltanit dhe kompanit\u00eb n\u00eb rajonet e Austris\u00eb ishin &#8221;elementet&#8217; qe duheshin. Keta organizuan kalimin e mallrave p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>K\u00ebto organizata tregtare, an\u00ebtar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb pranish\u00ebm pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore tregtare t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe t\u00eb Lindjes s\u00eb Af\u00ebrt, u shfrytezuan nga vllehet me te afte te helenizuar te tregut vienez, Simoni dhe djali i tij Gjergj.<br \/>\nSimon Sina i biri i Gjergjit dukej se merrej me teper me punet bankare. Banka e tij ishte at\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb seriozet. Pasurine me te madhe e beri gjate kohes se izolimit tokesor te Austrise, kur ia doli te organizonte transportin e pambukut dhe leshit nga India. Kjo ishte koha kur mblodhi nje pasuri te jashtezakonshme. Per nje drejtim me te mire te puneve te tij n\u00eb Turqin\u00eb Otomane themeloi nj\u00eb Bank\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb. Si prestigji ashtu edhe pasuria e tij rriteshin me progresion gjeometrik.<br \/>\nKur n\u00eb vitin 1818 bleu cifliqet e Hontos dhe Kizdija (Hungari), iu dha nj\u00eb titull fisnik\u00ebrie me dedikimin baron i &#8220;Hontos dhe i Kizdija&#8221;. N\u00eb pergamen\u00eb tregohet se titulli \u00ebsht\u00eb fituar p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb tij n\u00eb eksportin e produkteve vendase n\u00eb Turqi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij n\u00eb tregtin\u00eb dhe kalimin e mallrave, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre nga Turqia, pavar\u00ebsisht nga trazirat q\u00eb mbizot\u00ebronin n\u00eb &#8221;zonat ilirike&#8221;. M\u00eb pas, njihet kontributi i tij n\u00eb nxitjen dhe zhvillimin e industris\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Simon Gj. Sina u martua dy her\u00eb. Gruaja e tij e par\u00eb ishte Gerina Cipe (1767- 1793), nd\u00ebrsa gruaja e dyte ishte Katerina Gyra ( 1777- 1.5.1843). E para ishte pesembedhjete vjet me e re se ai, ndersa e dyte njezet e pese.<br \/>\nMe gruan e dyt\u00eb beri dy djem, Joanin dhe Gjergjin. Simoni vdiq n\u00eb vitin 1822.<br \/>\nJoan S. Sina (19.1.1804 &#8211; 4.5.1869) u martua me Maria Nikarushin (lindur me 18.4.1818). Dhe ai u mor me tregti, por mesa duket nuk ishte as shume i afte dhe as shume me fat.<br \/>\nN\u00eb vitin 1840 ndertoi ne Semiklus nje Fabrike te madhe sheqeri, e cila i solli deme te medha. Ishte drejtor i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Austro-Hungareze, kryetar i Kompanise se Lundrimit mbi Danub dhe i shum\u00eb bizneseve te tjera te medha. Vet\u00ebm nj\u00eb nga pasurit\u00eb e tij kishte t\u00eb ardhura vjetore prej 60,000 Fiorina. Vienezet me shaka e quanin Sina &#8220;t\u00eb varf\u00ebr&#8221; p\u00ebr ta dalluar nga i vellai, Gjergji, nj\u00eb nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb njerezimit deri m\u00eb sot. Joani vdiq pa lene femije. Gjergj S. Sina (20.11.1782 -18.5.1856) u martua me Katerina Dera e Morodes (24.7.1792- 10.7.1851) edhe kjo me prejardhje nga Ballkani . (Naum Dera kishte marre titull fisnikerie si baron i Morodes per shkak te pasurise se tij ne zonen e Aradit.<\/p>\n<p>Ne vitin 1841 Anastas Dera u be oborrtar i oborrit perandorak). Gjergji u be administrator i nj\u00eb prej bankave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe. Ishte shum\u00eb pasur. N\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, emri i tij ishte sinonim i pasuris\u00eb dhe kamjes<br \/>\ne keshtu q\u00ebndroi ne hapesirat e Perandorise Austro-Hungareze dhe sidomos mes grek\u00ebve dhe vlleheve.<br \/>\nPersonalitete t\u00eb famshme q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb Vjen\u00eb q\u00eb prej vitit 1830 e shihnin familjen Sina me admirim dhe respekt t\u00eb vecante. Gjergj Sina punonte ne nje menyre proverbiale. Ai ishte bankieri m\u00eb i madh dhe nj\u00eb prej<br \/>\nsip\u00ebrmarr\u00ebsve m\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij. U mor me cdo lloj dhe me te gjitha punet, qe nga tharja e kenetave deri tek transaksionet m\u00eb t\u00eb thjeshta bankare. Si tregtar ishte shum\u00eb serioz. Asnje pune nga e cila mund te fitonte, nuk e nencmonte kurre dhe nuk luante me pasurine e tij \u2018\u2019koke a pil\u2019\u2019. Nuk eshte marre kurre me pune te ndyra. Gjithe diten e kalonte duke biseduar e takuar biznesmene te tjere. Progresi ekonomik per te nuk perbente mjet ose qellim jete, por ishte elementi baze i jetes.<\/p>\n<figure id=\"attachment_155\" aria-describedby=\"caption-attachment-155\" style=\"width: 220px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-155 size-medium\" title=\"Gjergji SINA\" src=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/gjergj-220x300.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" height=\"300\" srcset=\"http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/gjergj-220x300.jpg 220w, http:\/\/revolucioni.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/gjergj.jpg 293w\" sizes=\"auto, (max-width: 220px) 100vw, 220px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-155\" class=\"wp-caption-text\">Gjergji SINA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shum\u00eb sektore prodhues ne Austri dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Hungari, zhvillimin madje edhe ekzistenc\u00ebn e tyre, ia dedikojne Sin\u00ebs. Gjergj S. Sina ishte m\u00eb i interesuar n\u00eb tregti. N\u00eb Austri, tregtia e pambukut dhe duhanit duket se ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb\u00a0duart e tij. N\u00eb Vjene dhe Pest ai kishte depo t\u00eb m\u00ebdha pambuku,\u00a0leshi dhe duhani. Ka kontribuar shum\u00eb p\u00ebr zhvillimin e industrise bujqesore,\u00a0dhe tekstileve. I detyrohen shum\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe zhvillimin e transportit.\u00a0Financoi nd\u00ebrtimin e hekurudhes Viene-Juro.\u00a0Ishte nj\u00eb nga aksionar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb anijeve te\u00a0Danubit. Fal\u00eb tij filloi te funksiononte transporti mbi Danub,\u00a0Vjen\u00eb-Pest. Nd\u00ebr veprat e tij kryesore \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i ur\u00ebs s\u00eb Danubit midis Bud\u00ebs dhe Pestit. N\u00eb vitin 1838 nd\u00ebrtoi me shpenzimet e veta nj\u00eb ur\u00eb me dymb\u00ebdhjet\u00eb zinxhire hekuri t\u00eb ngjeshur nga hekur i kalitur me peshe 40 000 statere.<\/p>\n<p>Kostoja totale arriti n\u00eb 7,000,000 fiorina. N\u00eb kolon\u00ebn e par\u00eb, ne pllake graniti te murosur,\u00a0pran\u00eb emrit t\u00eb Perandorit dhe kontit Stevan Secieni, \u00ebsht\u00eb shkruar me shkronja t\u00eb arta dhe emri i baronit Gjergj Sina. Prestigji i Sines, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mund ta themi me plot gojen ishte i jashtezakonshem. \u00c7do dit\u00eb n\u00eb kolonat e gazetave shenohej\u00a0\u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tij. Pavar\u00ebsisht nga pasuria e tij,\u00a0ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb njeri qe e donte punen, nikoqir dhe i rregullt. N\u00eb pun\u00ebn e tij ashtu edhe gjate gjith\u00eb jetes se tij ndiqte parimin q\u00eb ishte gdhendur mbi stem\u00ebn e familjes: &#8220;servare intaminatum&#8221;(te sherbesh i paperlyer). Ne te njejten steme vizatohej deti i valezuar si simbol i industrise dhe nga deti lartesohej nje shkemb, simbol i tregetise dhe karakterit te forte.<\/p>\n<p>Pasurine e jashtezakonshme, Sina ambicioz e shum\u00ebfishoi duke shfryt\u00ebzuar cektesine dhe pakujdesine e fisnikeve te larte austriake, \u00e7eke, moraviane dhe ve\u00e7an\u00ebrisht hungareze duke blere nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh te keshtjellave historike me pronat e tyre p\u00ebrreth dhe objektet. Nga viti 1841 ai ishte ende pronar i shum\u00eb cifliqeve n\u00eb Austri:<br \/>\nMauerbach, Rapolitenkirche, Gf\u00f6ll, Pharafeld dhe Leopolddorf\u00a0n\u00eb \u00c7eki: Pogiebrad, n\u00eb Morave: Eichhorn, Belehrad,<br \/>\nMislivorice dhe Brumov, n\u00eb Hungari: Trencina, Baana, Simmondorni, Hontos dhe Kizdijia, Ritberg,\u00a0Orsidorf dhe Kalatsie, Bistritza, Tolne dhe Ertsin. Cifliqet e m\u00ebposhtme i bleu pas\u00a0vitit 1841, n\u00eb rajonet e Austris\u00eb s\u00eb Ul\u00ebt: Dros, Rechberg dhe Imbach.\u00a0N\u00eb Moravi: Rostic, Pirsic, Khrotovich, Dalesic, Kirchau, Slavitic dhe\u00a0Valts. N\u00eb Hungari: Gedele, Erd, Erchi, Kaimant, Bloomenthal,\u00a0Fibis, St. Miklos dhe Leiden,\u00a0Flemingham, Kis Oros, Beba, Simongut, Sebse, Nagki Arad, Belatinci dhe Dubna.<br \/>\nN\u00eb Vllahi kishte cifliqet Dudeshti dhe Ziniceli, ndersa ne Greqi kishte Eptalofon.\u00a0Q\u00eb prej vitit 1851 kishte n\u00eb pron\u00ebsi te tij keshtjellen e famshme Gedele te cilen e bleu nga familja e kontit Bitsai-Hendervari s\u00eb bashku me ciflikun p\u00ebr 1,300,000 fiorina. M\u00eb von\u00eb\u00a0(1864) k\u00ebt\u00eb pasuri e bleu nj\u00eb bank\u00eb belge, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1867 e bleu nga banka<br \/>\nqeveria hungareze dhe ia dhuroi at\u00eb Perandorit\u00a0Franc Josef I me rastin e kuror\u00ebzimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb k\u00ebsaj, ai kishte shum\u00eb pallate monumentale n\u00eb Vjen\u00eb dhe pothuajse ne t\u00eb gjitha qytetet e njohura t\u00eb Evrop\u00ebs.\u00a0Pjesen m\u00eb e madhe te jet\u00ebs s\u00eb tij e kaloi n\u00eb Hungari dhe vet\u00ebm pak\u00a0para p\u00ebrfundimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ai u transferua n\u00eb Vjen\u00eb. N\u00eb Vjen\u00eb zhvilloi\u00a0biznesin e tij bankar duke patur si rival\u00eb sht\u00ebpite e njohura bankare<br \/>\nArnstein &#8211; Eskeles, Geym\u00fcller dhe Stametz. Ne fund te jet\u00ebs s\u00eb tij ishte\u00a0njeriu i dyt\u00eb m\u00eb i pasur n\u00eb Austri dhe nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasurit n\u00eb Evrop\u00eb. Kur vdiq la 80 milion\u00eb fiorina argjendi dhe 29 cifliqe q\u00eb korrespondojn\u00eb me 996,940<br \/>\nhektar\u00eb tok\u00eb, e cila ishte e gatshme, me objektet m\u00eb moderne, p\u00ebr\u00a0kultivim. Radhiten shum\u00eb pallate monumentale te<br \/>\nVjen\u00ebs dhe t\u00eb qytetve te m\u00ebdha t\u00eb Evrop\u00ebs.\u00a0N\u00eb vitin 1822 moren titullin, s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij Joan<br \/>\nBarone n\u00eb Hungari dhe n\u00eb vitin 1832 i nj\u00ebjti titull fisnik\u00ebrie n\u00eb Austri.\u00a0Duke qene i degjuar p\u00ebr pasurit\u00eb, sipermarrjet dhe punen e tij, Sina mori nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb \u00e7mimeve dhe medaljeve te larta nga shtete t\u00eb ndryshme: ai ishte konsulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Greqis\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb,\u00a0Z\u00ebvend\u00ebsguvernatori i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Austris\u00eb,<br \/>\nperfaqesues i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb me Shumice, President i Shoqerise se Hekurudhave te Austris\u00eb, qytetar nderi i Bud\u00ebs, i Szeged, i\u00a0Aradit dhe shum\u00eb qyteteve t\u00eb tjera. Kur u zgjodh qytetar nderi i Poziun, gazeta shkroi<br \/>\n&#8220;I njihen sh\u00ebrbimet q\u00eb ofroi n\u00eb qytetin e lir\u00eb mbret\u00ebror, duke demonstruar gjat\u00eb p\u00ebrmbytjes s\u00eb Danubit, bamir\u00ebsi dhe zem\u00ebrgjer\u00ebsi me q\u00ebllim krijimin dhe zgjerimin e tregtis\u00eb. &#8221;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ai ndihmoi t\u00eb varfrit dhe la shume trashegimi.\u00a0E pasoi Simon Gj. Sina (15.8.1810 -15.4.1876) [i biri nga martesa e par\u00eb], i cili u martua me Ifigjeni Gjika Dezianfalva (lindur me 20.7. 1815).\u00a0N\u00eb fillim ishte drejtor i shtepise bankare Sina, derisa u b\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqise n\u00eb Pallatin Perandorak t\u00eb Vjenes.\u00a0Perfaqesoi shtetin grek p\u00ebr tet\u00eb vjet, jo vet\u00ebm n\u00eb pallatin perandorak te Vjenes, por edhe ne pallatet mbreterore te Berlinit dhe Mynihut.<br \/>\n&#8220;P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb babai i tij ishte m\u00eb shum\u00eb bankier\u00a0dhe m\u00eb pak baron, ai ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb baron sesa nj\u00eb bankier &#8220;.<br \/>\nIshte nj\u00eb njeri i besuar dhe mik i mbretit t\u00eb Greqis\u00eb Othon. Mbremjet\u00a0n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Vjen\u00eb, n\u00eb H\u00f6her Markt, ishin t\u00eb famshme.\u00a0Vlera e garderobes s\u00eb tij t\u00eb pasur kishte arritur rreth 800,000 fiorina,<br \/>\nnd\u00ebrsa veshja q\u00eb ai mbante takimin e par\u00eb me Perandorin,\u00a0s\u00eb bashku me sendet e \u00e7muara shoq\u00ebruese arriten ne 600.000 fiorina. M\u00eb von\u00eb, kur pushoi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqis\u00eb, vazhdoi pun\u00ebt bankare. Ai themeloi institucionin e par\u00eb rural t\u00eb kredis\u00eb dhe kompanin\u00eb e par\u00eb hungareze t\u00eb sigurimeve. N\u00eb tokat e tij te pamata\u00a0kishte t\u00eb pun\u00ebsuar te perhershem rreth 8,000 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb specialiteteve t\u00eb ndryshme. Ai gjithashtu kontribuonte shume p\u00ebr letrat, shkenc\u00ebn dhe per artet e bukura. N\u00eb G\u00f6d\u00f6ll\u0151 themeloi galeri me vepra posacerisht per artistet hungareze. N\u00eb Vjen\u00eb, n\u00eb Fleischmarkt, ai ngriti me shpenzimet e tij nj\u00eb\u00a0nj\u00eb kish\u00eb e mrekullueshme ortodokse. N\u00eb Athin\u00eb nd\u00ebrtoi pallatin monumental te Akademise se Shkencave, qe kushtoi rreth 1.000.000 fiorina.<\/p>\n<p>Ne nje periudhe prej 20 vjetesh shpenzoi per observatorin e Athines (Asteroskopio), te cilin e kishte nisur i ati rreth 200 000 fiorina.\u00a0Gjithashtu shpenzoi jo pak per ringritjen e shkolles se Voskopojes dhe jetimores, vendin tashme gjysem te shkaterruar nga e kishin prejardhjen te paret e tij.\u00a0Akademis\u00eb Hungareze n\u00eb te cilen ishte gjithashtu an\u00ebtar i administrat\u00ebs i dhuroi rreth 100,000 fiorina. Ai b\u00ebri\u00a0shum\u00eb donacione p\u00ebr kisha t\u00eb ndryshme t\u00eb njohura katolike,<br \/>\nsic eshte kisha e Vjenes, katedralja e Prag\u00ebs, kisha e Sh\u00ebn Leopoldit n\u00eb Vjen\u00eb etj. Dha shume para p\u00ebr bamir\u00ebsi. Nga viti 1856 deri n\u00eb 1876 dhuroi rreth 550,000 fiorina. Pronen e tij me te dashur,\u00a0Rappoltenkirchen, e kishte stolisur me luks t\u00eb pashembullt. U nderua me medaljet m\u00eb t\u00eb larta te shteteve te ndryshme dhe institucioneve me te medha.<br \/>\nIshte keshilltar i fshehte, an\u00ebtar i sht\u00ebpive [Perandorake dhe Mbreterore] t\u00eb Austris\u00eb dhe an\u00ebtar i keshillit te akademise hungareze etj.<br \/>\nVdiq me 15 prill 1876 n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Hoermarkt. Simon G. Sina\u00a0ishte pasardh\u00ebsi i fundit i k\u00ebsaj sht\u00ebpie t\u00eb lavdishme. Profesor Rokitansky balcamosi trupin e tij te cilin e varrosen n\u00eb Rappoltenkirchen.<br \/>\nKishte pes\u00eb vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb. Vajza e tij m\u00eb e madhe vdiq shum\u00eb e re. Para vdekjes s\u00eb tij, kishte humbur edhe te birin, Gjergjin duke lene kat\u00ebr vajzat. Anastasia u martua me\u00a0Kontin Viktor Heermann Vibfen. Irena u martua me princin Georgios\u00a0Mavrokordato. Elena u martua me Princin Grigorios Ypsilanti,\u00a0p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqis\u00eb n\u00eb pallatin austriak dhe Ifigjenia u martua me duken\u00a0Edmond de Castri, kunat i Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs MacMon. Toth, i cili shkroi biografin\u00eb e tij p\u00ebr akademine hungareze shpreh habine se asnj\u00ebra prej tyre nuk u martua me hungarez.<br \/>\nJemi shume larg nga mendimi se me pak rreshta do te mund te jepet\u00a0edhe pamja m\u00eb e vog\u00ebl e veprimtarise se kesaj<br \/>\nfamilje te famshme. R\u00ebnd\u00ebsia e saj p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Austris\u00eb n\u00eb kufijte e atehershem, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb identifikohet. Mund t\u00eb supozojme aft\u00ebsit\u00eb dhe m\u00ebnyrat e veprimit t\u00eb ketyre njerezve nga rezultatet e tyre.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb studiuar jet\u00ebn dhe veprimtarine e tyre me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb ceshtje interesante dhe shum\u00eb e dobishme, nje familje me origjine nga Gadishulli Ballkanik.<\/p>\n<p>#Dushan Popovic<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Familja Sina Midis vlleheve, Voskopojaret konsideroheshin si m\u00eb t\u00eb aft\u00ebt e m\u00eb t\u00eb kultivuarit. Perbenin nj\u00eb lloj aristokracie mes tyre. Ndikimi grek, jo vetem kulturor, ishte shum\u00eb i madh n\u00eb &hellip; <a href=\"http:\/\/revolucioni.com\/?p=154\" class=\"more-link\">Read More<\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":156,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,3,1],"tags":[44,43,21],"class_list":["post-154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-arkeologji","category-kulture","category-lajme","tag-biografi","tag-familja-sina","tag-revolucioni","entry"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=154"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/154\/revisions\/158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/156"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/revolucioni.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}